Tensione, protestuesit godasin me molotovë kryeministrinë! Policia: Mos godisnin efektivë

20 Shkurt 2026 | 21:45

Ka nisur protesta e kësaj të premteje e Partisë Demokratike e lajmëruar në 20 Shkurt. Në shesh janë mbledhur protestuesit dhe pritet të nisin fjalimet e para. Kjo është protesta e katërt e shënuar e Partisë Demokratike.

Sipas policisë së Tiranës në njoftimin zyrtar, tubimi i sotëm nuk është marrë në konsideratë nga policia për tu siguruar. Mësohet se në terren janë 1600 efektivë. Sipas një deklarate zyrtare të Kreun të PD-së Sali Berisha, përpara gazetarëve ditën e sotme nuk ka dhënë detaje mbi skenarin e kësaj proteste.

Në protestat e kaluara është parë që ka pasur hedhje të molotovëve nga protestuesit, polica të plagosur dhe protestues të arrestuar.

Lajmi në përditësim

8 Updates
21:16

Protestuesit organizojnë sulm me fishekzjarre, policia u përgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës

Protestuesit para selisë së Partisë Demokratike organizuan një sulm me fishekzjarre drejt forcave policore që ndodheshin në urën e Rrugës së Elbasanit.

Efektivet e policisë reaguan menjëherë, duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën dhe për të rikthyer kontrollin në zonë.

🔗 Shpërndaje
20:42

Protesta e PD/ I riu humb ndjenjat nga gazi lotsjellës, transportohet për tek Trauma

Për shkak të tensioneve të ndodhura gjatë protestës së PD-së, një nga protestuesit ka humbur ndjenjat. Nga informacionet paraprake mësohet se i riu nuk është ndjerë mirë për shkak të gazit lotsjellës, pasi nuk ishte i pajisur me maskë.

Të riut iu dha ndihma e parë nga protestuesit e tjerë, ndërkohë që po transportohet tek Trauma.

Nga ana tjetër, protestuesit bashkë me drejtuesit demokratë po afrohen tek selia e PD-së, nga ku kanë shprehur se do vijojnë qëndresën e tyre.

🔗 Shpërndaje
20:00

Tension i lartë para Parlamentit, policia i përgjigjet turmës me ujë dhe gaz lotësjellës

Pas largimit nga sheshi para Kryeministrisë, protestuesit u drejtuan drejt godinës së Parlamentit të Shqipërisë, ku situata u tensionua menjëherë.

Një Molotov u hodh drejt forcave policore, çka shkaktoi reagimin e menjëhershëm të tyre. Policia përdori autobotet me ujë, gaz lotësjellës dhe bomba zhurmuese për të shpërndarë turmën dhe për të rikthyer kontrollin në zonë ndërkohë që protesutesit së bashku me deputetët e PD-së dhe kreun e saj Berisha vijojnë marshimin në zonën pranë parlamentit.

🔗 Shpërndaje
19:42

Tensionohet situata, policia shpërndan protestuesit me ujë me piper

Menjëherë pas përfundimit të fjalës së Sali Berisha në protestën e 20 shkurtit para Kryeministrisë, situata u tensionua shpejt. Disa persona hodhën fishekzjarre dhe molotov.

Kordoni i policisë u tërhoq menjëherë, ndërsa autobotet me ujë filluan të përdorin ujin me piper për të shpërndarë protestuesit dhe për të rikthyer kontrollin në shesh. Protestuesit u ftuan më pas të shkojnë drejt parlamentit.

Ujë me piper u hodh dhe drejt liderit demokrat Sali Berisha i cili ndodhej në podiumin e protestës.

🔗 Shpërndaje
18:49

“O Sali, o hero!”, Berisha mbërrin në kryeministri

Është ecja e zakonshme e kreut të PD që paraprin çdo protestë që opozita organizon në Bulevard. Këtë herë Berisha shoqërohet nga Sekretari i Përgjishëm, Flamur Noka, nënkryetarët e Partisë Luçiano Boçi, Gazmend Bardhi, Agron Gjekmarkaj, por dhe drejtues të tjerë të lartë të PD. Gjithashtu një grup të rinjsh e shoqërojnë në këtë rrugëtim që Berisha bën nga selia e PD, drejt kryeministrisë nga ku është ngritur podiumi ku do mbajnë fjalën.

Skenari i protestës është i ngjashëm, por mbetet për tu parë deri në mbyllje të saj.

Berisha pritet të jetë folësi kryesor i protestës. Efektivët janë në terren, ndërsa godina e kryeministrisë është blinduar me veshje metalike dhe gardh metalik.

🔗 Shpërndaje
18:49

FOTOLAJM/ Çadrat me simbolikën e veçantë në protestën e PD-së

Një nga pamjet që u pa në protestën e kësaj të premteje përpara Kryeministrisë është momenti kur disa protestues u mbuluan me çadrat simbolike. Ndryshe nga herët e tjera, protestuesit u panë me çadra që mbanin figurën e Kryeministrit dhe sloganet e protestës.

🔗 Shpërndaje
18:23

Berisha del nga selia e PD-së, i shoqëruar nga protestuesit drejt tubimit të 20 Shkurtit

Ka nisur protesta e kësaj të premteje e thirrur nga Partia Demokratike për datën 20 Shkurt. Qindra protestues janë mbledhur në shesh, ndërsa pritet që të nisin fjalimet e para nga drejtuesit e opozitës.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë nga selia blu i shoqëruar nga mbështetës dhe simpatizantë, duke iu bashkuar marshimit drejt vendit ku po zhvillohet tubimi.

Kjo është protesta e katërt e organizuar nga Partia Demokratike në muajt e fundit. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, tubimi i sotëm nuk është marrë në konsideratë për t’u siguruar nga ana e policisë sipas procedurave standarde. Megjithatë, në terren raportohet se janë angazhuar rreth 1600 efektivë për të monitoruar situatën dhe për të garantuar rendin publik.

Në një deklaratë për mediat përpara nisjes së protestës, Berisha nuk dha detaje mbi skenarin apo formatin e tubimit të sotëm.

🔗 Shpërndaje
16:57

Protesta e opozitës, deputetët e PD-së pajisen me maska kundër gazit

Duke raportuar nga selia e Partisë Demokratike, gazetari Ardit Hoxha dha detaje nga organizimi i protestës së opozitës. Ai theksoi se, pas përvojave të mëparshme me përdorimin e gazit lotsjellës nga policia, të gjithë deputetët e PD-së që do të marrin pjesë janë pajisur me maska kundër gazit.

🔗 Shpërndaje
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjenerali Eric Wendt konfirmohet si Ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Ambasadori Eric Wendt është konfirmuar nga Senati i SHBA-së me 51 vota pro dhe 47 kundër, duke marrë miratimin përfundimtar për detyrën e tij diplomatike....
09:11 | 17/06/2026

Rama në Berlin: Një “dimër demografik” po kërcënon të ardhmen e afërt të Evropës

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar nderi në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin, një platformë e sipërmarrjes gjermane, që mbledh ekspertë...
08:23 | 17/06/2026

Argjentina e nis si kampione, Natë historike për Lionel Messin

Lionel Messi e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer Kupën e Botës në futboll. Superylli i futbollit ka realizuar “hat-trick” në fitoren e Argjentinës ndaj...
07:16 | 17/06/2026