Argjentina e nis si kampione, Natë historike për Lionel Messin

17 Qershor 2026 | 07:16

Lionel Messi e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer Kupën e Botës në futboll.

Superylli i futbollit ka realizuar “hat-trick” në fitoren e Argjentinës ndaj Algjerisë. Argjentina fitoi 3:0 në ndeshjen e së mërkurës në mëngjes. Ndeshja u luajt në Kansas City dhe i takoi Grupit J.

Messi shënoi supergol në minutën e 17-të për 1:0. I shtoi edhe dy gola të tjerë për njërën prej netëve më të mira në karrierën e mahnitshme. Për 2:0 shënoi në minutën e 60-të, kurse për 3:0 në minutën e 76-të. Është tregolëshi i tij i parë në Kupa të Botës, ku po paraqitet për herë të gjashtë.

Messi e la fushën në minutën e 80-të dhe u largua mes duartrokitjeve dhe thirrjeve të mëdha të tifozëve.

Ai e luajti ndeshjen e 200-të për Argjentinën, ndërsa tani i ka 120 gola.

Në Botërorë, Messi i ka 16 gola. E ndan rekordin për më së shumti gola me gjermanin Miroslav Klose.

Ky megjithatë është vetëm fillimi për fenomenin argjentinas. Me Messin në fushë, Argjentina kërkon ta mbrojë titullin e botës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish pë 4 mln euro që qeveria dha për koncertin e Kaney West: E bëmë që mos të turpërojmë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë lidhur me debatet për financimin e koncertit të Kanye West, duke argumentuar se ndërhyrja financiare ishte e...
09:17 | 08/07/2026

Çfarë pritet nga Samiti i NATO-s sot në Ankara

Pikat kryesore nga dita e parë e samitit të NATO-s përfshinin deklaratën e Presidentit Donald Trump se së shpejti do të vendoste nëse do t’i...
08:15 | 08/07/2026

NATO në krah të SHBA për sulmet në Iran, Rutte: U prish armëpushimin në Hormuz, duhet të reagojmë me forcë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbështetur sulmet e fundit të SHBA-së ndaj Iranit, duke u thënë gazetarëve përpara samitit të NATO-s në...
08:07 | 08/07/2026