“Ndryshimi kërkon bashkim”, Berisha: 20 shkurti, dita e guximit shqiptar

20 Shkurt 2026 | 19:32

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, mori fjalën para mbështetësve në protestën e katërt kombëtare para Kryeministrisë, duke e cilësuar 20 shkurtin si një nga ditët më të shënuara në historinë e vendit.

Duke iu referuar ngjarjeve të 20 shkurtit 1991, Berisha tha se dhjetëra mijëra qytetarë të mbledhur në Qytetin e Studentëve, marshuan drejt sheshit “Skënderbej”.

Ai deklaroi se rrëzimi i shtatores së ish-diktatorit komunist Enver Hoxha shënoi përmbysjen e regjimit që, sipas tij, për 46 vite kishte persekutuar, burgosur dhe ekzekutuar mijëra shqiptarë.

Berisha shtoi se ata që morën pjesë në protestën e 35 viteve më parë nuk do ta kishin imagjinuar se, pas kaq vitesh, shqiptarët do përballeshin me një regjim sipas tij “jo identik, por të ngjashëm në shumë aspekte”.

“Është dita kur 35 vite më parë, dhjetëra mijëra qytetarë të mbledhur në Qytetin e Studentëve, në mbështetje të grevës së studentëve, nën thirrjen e Rajmonda Bulku dhe të protestuesve të shumtë, nisen drejt sheshit ‘Skënderbej’, të rrethuar nga të katër anët me autoblinda, mitraloza, snajper. Në një betejë e cila shënon kulmin e guximit. Përmbysën shtatoren, përmbysën kultin e Satanit, kultin e Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pasluftës. Përmbysën regjimin i cili në 46 vite persekutoi, burgosi, ekzekutoi dhe varfëroi më shumë shqiptarë se çdo pushtues tjetër që ata kishin njohur. Nderim përjetë atyre guximtarëve. Të gjithë ata që ishin në shesh nuk do ta kishin imagjinuar se 35 vite më vonë do përballeshin me një regjim jo identik, por fatkeqësisht shumë të ngjashëm në shumë aspekte”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Goditje e madhe në El Salvador, sekuestrohen 6.68 ton kokainë me vlerë 167 milionë dollarë

Autoritetet në El Salvador kanë sekuestruar një sasi të madhe kokaine gjatë dy operacioneve detare në Oqeanin Paqësor, bëri të ditur presidenti Nayib Bukele. Sipas...
14:44 | 21/06/2026

Presidenti iranian: Nuk synojmë bombën atomike, por nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se Teherani nuk synon të sigurojë një bombë atomike, por do të vazhdojë të mbrojë të drejtën e...
14:39 | 21/06/2026

Protesta, Berisha-Ramës: Largohu sa më parë dhe prit verdiktin e drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama pas protestës së së shtunës të zhvilluar në Tiranë, duke thënë...
14:08 | 21/06/2026