Uashingtoni ngre alarmin për modernizimin e arsenalit bërthamor kinez, dyshimet e inteligjencës amerikane
Agjencitë e inteligjencës amerikane besojnë se Kina po zhvillon një brez të ri armësh bërthamore dhe ka kryer të paktën një provë të fshehtë shpërthyese në vitet e fundit, si pjesë e një përpjekjeje për të transformuar arsenalin e saj në një nga më të përparuarit teknologjikisht në botë, shkruan CNN.
Sipas burimeve të njohura me vlerësimet amerikane, Pekini kreu në qershor 2020 një provë shpërthyese në impiantin Lop Nur, në veriperëndim të vendit, pavarësisht moratoriumit të vetëimponuar që nga viti 1996. Zyrtarë të Departamenti i Shtetit i SHBA kanë bërë publike së fundmi detaje mbi datën, vendndodhjen dhe të dhënat sizmike të ngjarjes, duke argumentuar se bëhet fjalë për një shpërthim me magnitudë 2.75.
Ndihmës Sekretari i Shtetit, Christopher Yeaw, deklaroi se të dhënat nuk përputhen as me shpërthime minierash dhe as me tërmete, por me një provë bërthamore shpërthyese. Ndërsa Nënsekretari për Kontrollin e Armëve, Thomas DiNanno, akuzoi publikisht Pekinin për testime të fshehta dhe për përpjekje për t’i maskuar ato.
Sipas një raporti të vitit 2024 nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes, Kina po përjeton zgjerimin dhe modernizimin më të shpejtë të forcave të saj bërthamore në histori, me synimin për konkurrencë strategjike të qëndrueshme me SHBA-në. Zyrtarët amerikanë besojnë se Pekini po punon për zhvillimin e sistemeve që mund të mbajnë koka të shumëfishta bërthamore të miniaturizuara dhe armë taktike me rendiment të ulët.
Nga ana tjetër, Ambasada Kineze në Uashington i ka hedhur poshtë akuzat. Zëdhënësi Liu Pengyu deklaroi se SHBA-ja po shtrembëron politikën bërthamore të Kinës dhe se vendi i përmbahet politikës së “mospërdorimit të parë” dhe moratoriumit mbi testimet.
Debati zhvillohet në një moment kur administrata e Donald Trump po kërkon ta përfshijë Kinën në një marrëveshje të re për kontrollin e armëve bërthamore, ndërsa lideri kinez Xi Jinping ka treguar rezistencë ndaj këtyre propozimeve.
Zyrtarë amerikanë argumentojnë se modernizimi i shpejtë i arsenalit bërthamor kinez mund t’i japë Pekinit aftësi të reja në rast krize ose konflikti, duke përfshirë skenarë të lidhur me Tajvanin, dhe të ndryshojë ekuilibrin strategjik global.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk