Bllokimi i aksit në Librazhd, kreu i ARRSH-së: Rruga do të vijojë e mbyllur, po shohim mundësi sekondare

23 Shkurt 2026 | 12:12

Kreu i ARRSH-së, Ami Kozheli, në një deklaratë për mediat këtë të hënë foli mbi ecurinë dhe zgjidhjen e problematikës sa i takon segmentit rrugor Librazhd-Prenjas.

Sipas tij, situata vijon të mbetet problematike dhe rruga do të vijojë të jetë e mbyllur. Kozheli gjithashtu theksoi nevojën për një rrugë alternative për banorët e zonës, pasi kalimi në këtë aks vijon të jetë problematike.

“Situata paraqitet kritike. Ajo që e shpresuam të ishte një plan rrëshqitjeje deri në gjashtë metra rezultoi që nuk është i tillë, kemi një rrëshqitje aktive. Masat paraprake për krijimin e bajpasit dhe të unazës sekondare nuk rezultuan efektive, kështu që aksi do të vijojë të mbetet i mbyllur.

Ne po diskutojmë për një rrugë alternative dhe po shikojmë dy mundësi, ajo ekzistuese që është përdorur nga autojetet, ndërkohë që në një diskutim që patëm sot me banorët e zonës thanë se mund të ekzistojë krijimi i një rruge sekondare. Po e shikojmë dhe po e vlerësojmë.

Nga monitorimet në zonën e banesave nuk ka një plan rrëshqitjeje, por megjithatë po mbahet në monitorim”, u shpreh Kozheli.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026