BE-ja lehtëson kufizimet për pushimet verore, shmangen testet dhe karantinat

11 Qershor 2021 | 14:33

Ambasadorët nga 27 vendet anëtare të BE miratuan një propozim të modifikuar të Komisionit Evropian që njerëzit, të cilët kanë 14 ditë që janë vaksinuar plotësisht duhet të jenë në gjendje të udhëtojnë lirshëm nga një vend i BE në një tjetër.

Kufizimet për udhëtarët e tjerë duhet të bazohen në nivelet epidemiologjike të secilit vend nga vijnë. Udhëzimet e rishikuara vijnë ndërsa BE nis të aplikojë nga data 1 korrik certifikatat COVID-19 që do të tregojnë nëse një person është i vaksinuar, është shëruar ose ka një test të fundit negativ.

Ndërsa, ritmi i vaksinimeve përshpejtohet, blloku do të ndryshojë edhe kodimet e ngjyrave, të cilat tregojnë për sigurinë e secilit shtet.

Rajonet “e gjelbëria” tani duhet të kenë më pak se 25 raste për 100,000 njerëz në 14 ditë, me nën 4% të testeve pozitive. Kufijtë për nivelin e ardhshëm, “portokalli” gjithashtu do të rriten. Për udhëtimet nga një zonë e gjelbër, nuk duhet të ketë kufizime.

Fëmijët e moshës 12-vjeç ose më shumë mund të testohen, por do të futen në  karantinë vetëm nëse i rrituri që i shoqëron duhet të karantinohet.

Sistemi është krijuar gjithashtu për t’u zbatuar me Islandën, Lihtenshtajni, Norvegjinë dhe Zvicrën, por jo me Britaninë.

Sidoqoftë, politika kufitare në tërësi është një çështje e vendeve individuale të BE-së, kështu që ata ende mund të vendosin rregullat e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Macron pas takimit me Zaev: RMV e meriton të nisë bisedimet për anëtarësim në BE

Pandemia COVID-19 “favorizoi” organizatat kriminale

Presidentja e KE kërkon hetim të pakufizuar mbi origjinën e COVID-19

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026