Elbasani merr 3 pikë me peshë, ndizet gara për titullin
Java e 25-të e Superligës prodhoi ndeshje interesante, duke bërë që gara për kreun, për vendet e “Final Four” dhe për mbijetesën të bëhet gjithnjë e më e fortë.
Në supersfidën e javës, Egnatia mposhti Dinamo Cityn 1-0 dhe ngushtoi diferencën në vetëm dy pikë nga vendi i parë. Skuadra rrogozhinase vazhdon presionin ndaj kryesuesve dhe mbetet një nga pretendentet kryesore për titullin.
3 pikë me peshë siguroi edhe AF Elbasani, që fitoi 2-1 ndaj Vorës dhe afrohet ndjeshëm me kreun, tashmë vetëm tri pikë larg vendit të parë. Një sukses që rrit besimin dhe e mban skuadrën plotësisht në garë për objektivat sezonalë.
Surpriza e javës erdhi në Ballsh, ku Bylisi mundi 2-1 kryesuesen Vllazninë, duke i dhënë fund serisë prej shtatë fitoresh radhazi të shkodranëve në kampionat.
Në kryeqytet, Teuta triumfoi 1-0 ndaj Tiranës, një fitore që e çon skuadrën durrsake në kuotën e 33 pikëve dhe e afron me zonën e skuadrave pretendente.
Java u mbyll me suksesin 2-1 të Partizanit ndaj Flamurtarit, rezultat që barazon të kuqtë me Dinamo Cityn në kuotën e 36 pikëve dhe e bën edhe më të hapur garën për “Final Four”.

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 10:03 Rama: “The Albanian Files” është një botim i pavarur, kritikat u nxitën nga një tekst autoironik
- 09:32 Federata e Futbollit të Uruguait anulon fluturimin çarter të lojtarëve nga Kupa e Botës si ndëshkim
- 09:28 Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 09:02 Momenti kur 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat, 3 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë
- 08:46 Gjirokastër, zjarret e qëllimshme gjatë verës, problematikë për dëmet në pyje-kullota
- 08:26 Fluks turistësh në Gjirokastër, kapacitetet akomoduese të pamjaftueshme