Artan Grubi lihet nën arrest shtëpie

24 Shkurt 2026 | 10:47

Zyra e Prokurorit Publik në Maqedoninë e Veriut ka propozuar në mbrëmjen e 23 shkurtit që ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi t’i nënshtrohet masës së arrestit shtëpiak, pasi është arrestuar nga autoritetet maqedonase po të njëjtën ditë.

Ai është arrestuar në pikën kufitare Bllacë, mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Grubi dyshohet për abuzim të detyrës zyrtare në rastin e njohur si “Lotaria Shtetërore”.

Në këtë rast përfshihet edhe Përparim Bajrami, i cili po ashtu përmendet në aktakuzë si i dyshuar.

Prokurorët dyshojnë se ata kanë përvetësuar rreth 8 milionë euro përmes prokurimit të pajisjeve të terminaleve të lotarisë elektronike (VLT).

Prokuroria e ka arsyetuar kërkesën për arrest shtëpiak, duke thënë se shumica e të dhënave tashmë janë të siguruara, për faktin që Grubi është dorëzuar vullnetarisht para agjencive shtetërore për zbatim të ligjit, si dhe ka sinjale që “siguria e tij personale nuk mund të garantohet në një qendër ndalimi”.

Gjykata Themelore Penale në Shkup ka bërë të ditur se gjyqtari i procedurës paraprake e ka pranuar propozimin për arrest shtëpiak. Ai do të jetë nën mbikëqyrje 24-orëshe nga zyrtarë të Ministrisë së Brendshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“One stop”, nënshkruhet marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për zbatimin e kontrolleve të përbashkëta 

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari këtë të shtunë dhe homologu i tij në në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski nënshkruan në Peshkopi Marrëveshjen për vendosjen...
16:15 | 27/06/2026

Gjykata Kushtetuese heq emrat shqiptarë të rrugëve në qytetin e Tetovës

Vendimi është miratuar me pesë vota “për”, ndërsa kundër votuan dy gjyqtarët shqiptarë dhe gjyqtari që përfaqëson komunitetin turk në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e...
19:34 | 18/06/2026

Debate në Kuvendin e RMV për ligjin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat

Debate të ashpra kanë karakterizuar punimet në Kuvend gjatë shqyrtimit në lexim të parë të ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. Opozita shqiptare ka...
20:07 | 16/06/2026