Tirana rikthen Orges Shehin si trajner, synon mbijetesën në Superligë

24 Shkurt 2026 | 08:15

Pas njoftimit për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ardian Nuhiu, KF Tirana ka uruar mirëseardhjen për ish-trajnerin e saj, Orges Shehi. Klubi njofton se Shehi rikthehet në krye të pankinës bardheblu për të drejtuar skuadrën deri në fund të këtij sezoni, me të njëjtin pasion, ambicie dhe mentalitet fitues.

Historia e tij me Tiranën flet vetë: titulli kampion, Superkupa e Shqipërisë dhe ndërtimi i një identiteti të fortë bardheblu. “Suksese në këtë kapitull të ri, Shehi!”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Më 5 tetor 2023, Shehi kishte lënë postin e trajnerit të KF Tiranës mes polemikave. Gjatë periudhës nga 27 janari 2021 deri më 5 tetor 2023, ai drejtoi skuadrën në 120 ndeshje, me një mesatare prej 1.85 pikësh për ndeshje, duke regjistruar 66 fitore, 30 humbje dhe 24 barazime. Në këtë periudhë, ai fitoi titullin kampion në sezonin 2021-22 dhe një sezon më pas Superkupën e Shqipërisë.

Pas 873 ditësh dhe eksperiencës si trajner te Partizani në Superligën shqiptare dhe Ballkani në Kosovë, Shehi rikthehet te KF Tirana. Kontrata e tij është e vlefshme deri në fund të këtij sezoni, me objektiv mbijetesën në Superligë.

Ai bëhet trajneri i katërt që drejton bardheblutë këtë sezon. Debutimi i tij do të jetë më 27 shkurt, në orën 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, në përballjen ndaj Vllaznisë, në raundin e 26-të të Superligës, e njohur si “Klasika e Shqipërisë”.

Tirana e nisi sezonin me Vangjel Milen në stol, për të vijuar më pas me Roberto Bordin dhe Ardian Nuhiun. Aktualisht, skuadra ndodhet në vendin e parafundit me 21 pikë dhe rrezikon rënien në Kategorinë e Parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026