Mashtrimet në Call Center! Apeli i GJKKO liron 4 persona, vendos masën “arrest shtëpie”
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka marrë vendimin këtë të martë lidhur me ankimimin e 6 personave të arrestuar lidhur me mashtrimet në call center-at. Sipas vendimit personat me inicialet E.M, E.Gj, R.Gj dhe D.Q do të caktohet masa arrest në shtëpi dhe do t’u ndalohet dalja nga ambientet e banesës.
Ata do të lirohen nga paraburgimi dhe do të qëndrojnë në shtëpi sipas vendimit të marrë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi. Sa i përket dy të arrestuarve të tjera është miratuar vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar personat me inicialet K.K dhe H.Xh.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Iliriana Olldashi, sot më datë 24.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 7 akti, datë 19.02.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesve E.M, E.Gj, R.Gj, K.K dhe H.Xh dhe D.Q: “Ankim kundër vendimit nr. 3, datë 19.01.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt:
Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, me afat 30 ditor, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale dhe neni 24 5pika 1, shkronja “d”, të Kodit të Procedurës Penale”, si vijon:
1-Miratimin e vendimit nr. 3, datë 19.01.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa ka disponuar për ankuesit/të hetuarit K.K dhe H.Xh.
2-Miratimin e vendimit nr. 3, datë 19.01.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa ka disponuar për ankuesit të hetuarit E.M, E.Gj, R.Gj dhe D.Q lidhur me vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të tyre në datën 17.01.2026, përkatësisht në orët 04:50 dhe 05:00.
3-Ndryshimin e vendimit nr.3, datë 19.01.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar përsa ka disponuar për masën e sigurimit personal ndaj ankuesve\të hetuarve E.M, E.Gj, R.Gj dhe D.Q, në këtë mënyrë: Caktimin e masës së sigurimit personal me efekt shtrëngues “arrest në shtëpi” ndaj të hetuarit E.M, duke e urdhëruar atë, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në ***.
Caktimin e masës së sigurimit personal me efekt shtrëngues “arrest në shtëpi” ndaj të hetuarit E.Gj, duke e urdhëruar atë, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në ***. Caktimin e masës së sigurimit personal me efekt shtrëngues “arrest në shtëpi” ndaj të hetuarit R.Gj, duke e urdhëruar atë, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në ***. Caktimin e masës së sigurimit personal me efekt shtrëngues “arrest në shtëpi” ndaj të hetuarit D.Q, duke e urdhëruar atë, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në ***.
Urdhërohet lirimi nga ambjentet e paraburgimit i të hetuarve E.M, E.Gj, R.Gj dhe D.Q, në rast se nuk mbahen për ndonjë shkak tjetër. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ekzekutimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftim.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)