Polonia zbulon 4 tunelet nëntokësore, akuzon Rusinë për trafikun e 180 emigrantëve si pjesë e “luftës hibride”
Rusia akuzohet për trafikun e mijëra emigrantëve drejt Evropës përmes tuneleve nëntokësore nga Bjellorusia drejt Polonia, si pjesë e ashtuquajturës “luftë hibride” me qëllim destabilizimin e Perëndimit.
Sipas autoriteteve polake, vetëm gjatë vitit 2025 janë zbuluar katër tunele nëntokësore nën kufirin me Bjellorusinë. Nënkolonelja Katarzyna Zdanowicz nga rojet kufitare polake tha se masat fizike dhe elektronike të mbikëqyrjes, përfshirë kamerat termike dhe sistemet e detektimit, mundësojnë reagim të menjëhershëm ndaj çdo përpjekjeje për të kaluar kufirin, madje edhe në tunele nëntokësore.
Tuneli më i madh u zbulua në mes të dhjetorit, pranë fshatit Narewka në Poloninë lindore. Sipas autoriteteve, ai kishte lartësi rreth 1,5 metra dhe hyrja e tij ishte e fshehur në një zonë pyjore në Bjellorusi. Gjatësia e tij llogaritet rreth 50 metra në anën bjelloruse dhe 10 metra në anën polake.
Rreth 180 emigrantë, kryesisht nga Pakistani dhe Afganistani, përdorën këtë tunel për të kaluar kufirin, shumica e të cilëve u arrestuan menjëherë pas daljes. Një video e publikuar nga rojet kufitare tregon një tunel të ngushtë dhe të errët, i përforcuar me mbështetje betoni për të parandaluar shembjen.
Sipas autoriteteve polake, regjimi i Alexander Lukashenko dyshohet se ka përdorur ekspertë nga Lindja e Mesme për planifikimin e tuneleve, me zyrtarët që flasin për një “nivel të lartë ekspertize teknike”. Edhe pse nuk ka prova për përfshirjen e organizatave të caktuara, mendohet se mund të jenë të përfshira grupe si Shteti Islamik, Hamas, Hezbollah ose organizata të armatosura kurde.
Polonia deklaroi se mund të përballet me këtë fenomen duke zbuluar dhe shkatërruar hyrjet e tuneleve, megjithatë shpreh shqetësim se mund të zbulohen edhe tunele të reja.
Zbulimi i tuneleve vjen në një kohë kur Rusia dhe aleatët e saj akuzohen se po përpiqen të ushtrojnë presion mbi Perëndimin për mbështetjen e tij ushtarake për Ukrainën. Edhe para se të fillonte lufta në vitin 2022, Bjellorusia u akuzua se po shtynte emigrantët drejt kufirit polak, gjë që e shtyu Poloninë të ndërtonte një gardh 200 kilometrash të pajisur me 300 kamera.
Në të njëjtën kohë, Rusia është akuzuar për sabotim të fabrikave dhe hekurudhave që furnizojnë Ukrainën me ndihmë, si dhe për sulme në aeroportet evropiane. Bjellorusia dyshohet gjithashtu se po dërgon balona me mallra të kontrabanduara, të tilla si cigare të paligjshme, në vendet fqinje të NATO-s, duke shkaktuar probleme për trafikun ajror.
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve