Ministri Osmani për bashkëpunimin rajonal: Parakusht dhe test për integrimin në BE
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut u shpreh në Balkan Talks se bashkëpunimi rajonal është parakusht dhe një test për integrimin në BE.
“Bashkëpunimi rajonal është test kryesor për rajonin, pasi tregon nëse shtetet e rajonit dinë të integrohen me njëri-tjetrin. Ky bashkëpunim duhet të nxit ët sa më tepër, barrier at administrative duhet të heqin dhe të krijojmë kulturën e bashkëveprimit dhe bashkëpunimit, që nesër do jetë e domosdoshme për në BE,”- tha ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut.
Ministri Osmani tregoi për Balkan Talks se ai ka ndërmarrë një iniciativë duke i dërguar letra gjashtë ministrave të jashtëm të shteteve të Ballkanit Përëndimor, për të krijuar një “platformë B6”, për takime joformale nëpërmjet ministrave.
“Nëse ne takohemi rregullisht, nëse bashkëpunojmë në çështje që mund të bashkëpunojmë dhe për të cilat mund të gjejmë zgjidhje të përbashkëta, ne do i japim mesazh shumë të fuqishëm BE-së se rajoni është i pjekur për këtë rrugëtim,”- u shpreh z. Osmani.
Sa i takon dialogut Kosovë-Serbi, ministri Bujar Osmani tha se përfundim i tij duhet të jetë njohja e ndërsjelltë mes dy shteteve.
Përsa i përket çështjes shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ministri u shpreh se ka avancuar në mënyrë të jashtëzakonshme.
“Mendoj që çështja shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka avancuar në mënyrë të jashtëzakonshme. Natyrisht se ende ka punë për t’u bërë dhe ende ka xhepa të rezistencës, që nuk mund të pajtohen me realitetin e ri që është krijuar, por mendoj që janë vetëm xhepa që duhet të adresohen në kuadër të sistemit dhe sistemi po i adreson,”- shprehet z. Osmani.
Në fund të intervistës për Balkan Talks, ministri Bujar Osmani tha se partia ku ai bën pjesë gjithmonë ka shtrirë dorën kur ka qenë në interes të shqiptarëve.
“Është ende herët të diskutohet për bisedimet për bashkëpunimin parazgjedhore me partitë e tjera. Në të kaluarën ne kemi shtrirë dorën kur ka qenë në interes të shqiptarëve. Mendoj që në Strugë edhe Kërçovë, komunat ku rrezikohet qeverisja nga shqiptarët do të duhet të fitohet që në raundin e parë,”- përfundon ministri.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta