E ardhmja e NATO-s, pas Trump, Aleanca kërkon marrëdhënie të re me Biden

11 Qershor 2021 | 21:12

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s do të përpiqen të marrin garanci nga presidenti amerikan Joe Biden që pas 4 vitesh denigrim nga paraardhësi i tij Donald Trump, Aleanca të mund të mbështetet tek Shtetet e Bashkuara, aleati më i fuqishëm i saj.

“Nevoja për një bashkëpunim më gjithëpërfshirës në radhët e NATO-s është më e madhe se kurrë”, i tha Biden sekretarit të përgjithshëm Jens Stoltenberg, në një takim të zhvilluar të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë.

Trump i ktheu në një shfaqje televizive samitet e NATO-s që ndoqi nga viti 2017 deri në 2019, duke tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve, por dhe duke iu përsëritur me tone kritike aleatëve se nuk po shpenzonin sa duhet në fushën e mbrojtjes.

Ndërkohë, Biden ka anuluar vendimin e Trump për të tërhequr trupat nga Gjermania, edhe pse presioni amerikan për të rritur shpenzimet e mbrojtjes vazhdon.

Ditën e premte, Stoltenberg deklaroi se aleatët e Evropës, Turqia dhe Kanadaja do të rrisin shpenzimet në fushën e sigurisë me 260 miliardë dollarë brenda fundit të vitit 2021, krahasuar me 2014-n.

“Natyrisht, Joe Biden është një president shumë ndryshe. Ai e ka NATO-n në ADN-në e tij dhe e quan ‘detyrën e shenjtë’ të Shteteve të Bashkuara. Ai është zotuar se Amerika do t’i qëndrojë angazhimit të saj në NATO, por edhe se do ta përdorë atë më shumë se gjatë viteve të Trump për t’u konsultuar për sfida globale si Kina, Rusia, e ardhmja e Afganistanit, apo sfidat teknologjike. Ndaj, fjalimi i tij do të jetë muzikë për veshët e aleatëve evropianë të NATO-s, pas traumave të përjetuara gjatë viteve të Trump”, u shpreh Jamie Shea, ish-zyrtar i NATO-s.

E themeluar në vitin 1949 për t’i bërë ballë kërcënimit nga Bashkimi Sovjetik, Aleanca festoi 70-vjetorin e saj në një samit të mbajtur në vitin 2019 në Londër.

Këtë herë, pikërisht Rusia, Afganistani, ndryshimet e klimës por dhe teknologjitë e reja do të jenë temat e bisedimeve të samitit, që do të kulmojë me një sesion special të liderëve në dhomën si amfiteatër të Këshillit të Atlantikut të Veriut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026