Rama tregon shifrat e SPAK për hetimet ndaj korrupsionit dhe ndalet te 21 janari

26 Shkurt 2026 | 12:42

Duke folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama dha disa shifra lidhur me hetimet e SPAK, duke deklaruar se institucioni ka regjistruar vetëm 10 akuza për korrupsion, 16 për shpërdorim detyre dhe 15 për pabarazi në tendera. Rama shtoi se 85% e këtyre rasteve i përkasin dy mandateve të para, një tregues sipas tij se korrupsioni po luftohet.

“Mua më duket sikur nuk shkon që sa më shumë luftohet korrupsioni, aq më shumë korrupsion paska. Për më tepër, për të dhënë për qytetarët një pasqyrë të realitetit: në historikun e SPAK ka vetëm 10 akuza për korrupsion, 16 për shpërdorim detyre dhe 15 për pabarazi në tenderë. Po flas për akuza, jo për dënime. Ajo që është e rëndësishme: 85% e rasteve i përkasin mandatit të parë dhe të dytë. Një logjikë e thjeshtë tregon se nuk është se sa më gjatë qëndrojmë në qeveri ka korrupsion, por sa më shumë që jemi në qeveri, aq më shumë luftohet korrupsioni.

Kreu i qeverisë gjithashtu i kujtoi SPAK hetimet për krimin shtetëror të 21 janarit, duke theksuar se nuk ka ngut për ngritjen e një akuze ndërkohë që katër varre të viktimave janë ende në kërkim të drejtësisë.

“Në të njëjtën kohë, shumë nga rastet lidhen me ngjarje të së shkuarës; përtej paradoksit, nuk mund ta lë pa e thënë se katër varre të viktimave janë ende në kërkim të drejtësisë, por nuk ka ngut për të bërë kontrolle banesash që nuk janë të nevojshme apo për të ngritur akuza për arsye që secili mund t’i kuptojë, pasi ne nuk i dimë saktësisht faktet. Një fakt tjetër është se Shqipëria renditet nga Komisioni Europian në vendin e parë në rajon për integritetin e prokurimeve publike,” tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026