U ekstradua nga Dubai, Durim Bami kërkesë Burgjeve: Mos më lini te 313, duan të më vrasin

27 Shkurt 2026 | 14:31

Durim Bami, i cili u ekstradua një ditë më parë nga Dubai del të shtunën në orën 9:00 para GJKKO për masën e sigurisë. I forti i Niklës i ka bërë kërkesë burgjeve që të transferohet nga paraburgimi 313 ku siç thotë i rrezikohet jeta

“Mos me lini tek paraburgimi 313, ka persona që kanë siguruar kushte dhe mjete për të më vrarë”, mësohet të jetë shprehur.

Përmes avokatëve të tij ai ka kërkuar që të transferohet në burgun e Fushë-Krujës.

“Kërkojmë transferimin e menjehershem te shtetasit Durim Bami nga IEVP Rr. “J.Misja” ne

IEVP Fushe Krujë. Marrjen e masave emergjente te perkohshme t e sigurise deri ne realizimin e

transferimit. Duke qene se behet fjale per rrezik serioz dhe real te jetes se tij, kerkojme trajtimin

urgjent te kesaj kerkese nga ana juaj per s a kohe eshte duke gendruar n e IEVP Rr. “J.Misja” Tirane”, thuhet në kërkesën drejtuar burgjeve.

47-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi më datë 15.05.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal.

Ai akuzohet nga SPAK se ka krijuar kushtet për vrasjen e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, si dhe të dy miqve të një emri tjetër të njohur, Ervis Martinaj.

Durim Bami ka qenë dy vjet i arrestuar në Dubai, ndërkohë që pasditen e sotme është bërë i mundur kthimi i tij në atdhe. Vetëm pak momente më parë, Durim Bami është dorëzuar nga autoritetet e Dubait policisë shqiptare për të vazhduar më tej me procedurat e ekstradimit. Ai do të njihet me akuzat e ngritura ndaj tij dhe do të fillojë procesi gjyqësor me kërkesën e SPAK.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026