VKM/ Këshilli i Ministrave krijon Inspektoriatin Qendror të Arsimit Parauniversitar
Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të premte vendimin për krijimin e Inspektoratit Qendror të Arsimit Parauniversitar, IQAP, një strukturë e re që do të ketë në fokus kontrollin dhe garantimin e zbatimit të ligjshmërisë në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në vend.
Vendimi, i mbështetur në nenin 100 të Kushtetutës dhe në ligjin “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, parashikon që IQAP të funksionojë si person juridik publik, buxhetor, me seli në Tiranë dhe në varësi të ministrit përgjegjës për arsimin.
Sipas dokumentit, misioni i IQAP-it do të jetë garantimi i respektimit të kërkesave ligjore në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare, përmes ushtrimit të funksionit të inspektimit.
Inspektorati do të:
- Verifikojë pajtueshmërinë e veprimtarisë së shkollave me kuadrin rregullator në fuqi;
- Unifikojë praktikat e inspektimit në të gjithë territorin e vendit;
- Vlerësojë përmbushjen e kritereve të licencimit për institucionet arsimore private dhe do t’i propozojë ministrit pezullimin apo heqjen e licencës në rast shkeljesh;
- Hartojë programin vjetor dhe mujor të inspektimeve, si dhe raportin vjetor;
- Informojë publikun për vendimet dhe rezultatet e kontrolleve.
IQAP do të organizohet në nivel qendror dhe do të ushtrojë juridiksion në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, përmes inspektorëve që do të atashohen edhe pranë drejtorive rajonale të arsimit parauniversitar.
Në krye të institucionit do të jetë Kryeinspektori, i cili do të emërojë dhe lirojë nga detyra inspektorët dhe stafin administrativ, do të administrojë buxhetin dhe do të nxjerrë urdhra e udhëzime për veprimtarinë inspektuese. Kryeinspektori do të raportojë drejtpërdrejt te ministri përgjegjës për arsimin.
Struktura dhe organika e IQAP-it do të miratohen me urdhër të Kryeministrit, ndërsa institucioni do të ketë stemën, logon dhe vulën e vet zyrtare, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.
Vendimi parashikon që funksionet inspektuese të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar dhe të drejtorive rajonale të arsimit parauniversitar të transferohen pranë IQAP-it.
Deri në nisjen e funksionimit të plotë të strukturës së re, këto institucione do të vijojnë aktivitetin sipas organizimit aktual.
Ministri përgjegjës për arsimin dhe Inspektori i Përgjithshëm do të kenë afat tre muaj nga hyrja në fuqi e vendimit për të përgatitur strukturën dhe për të ndjekur procedurat për emërimin e Kryeinspektorit.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin