“Sa zgjat një çështje e zakonshme në hetim?”, SPAK jep përgjigje publike
27 Shkurt 2026 |
16:46
SPAK ka dhënë sqarime në lidhje me kohëzgjatjen e hetimeve për çështjet që trajton, në një kohë kur vëmendja publike është përqendruar tek rastet nën hetim dhe afatet e shqyrtimit të tyre.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, SPAK ka theksuar se një çështje e zakonshme, në varësi të kompleksitetit dhe rrethanave konkrete, mund të përfundojë brenda 6 muajve.
Sqarimi vjen mes diskutimeve të shumta mbi ecurinë e hetimeve dhe kohën që kërkohet për përmbylljen e tyre, veçanërisht për dosjet me interes të lartë publik. Struktura nënvizon se afatet procedurale dhe dinamika e hetimit varen nga natyra e çështjes, numri i personave të përfshirë dhe veprimet hetimore që duhet të kryhen.
Lajme të Sugjeruara
“Opozita po tenton të kapë protestën”, Hitaj: Ka ardhur momenti të krijohet një grup që të diskutojë kërkesat
Gazetari Arbër Hitaj i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së...
Vangjeli: Protestat paqësore kanë 2 herë më shumë shanse të fitojnë se protestat radikale
I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, gazetari Lorenc Vangjeli u shpreh se suksesi i protestës në Tiranë, e...
Kadilli tregon disa grupime që përbëjnë protestën: Radikalë të majtë dhe islam politik
I ftuar këtë të enjte në NOW me Erla Mëhillin, politikani Fatbardh Kadilli u shpreh se protesta, e cila sot hyri në ditën e saj...
- 08:17 Këmbimi valutor 19 qershor, me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja
- 08:14 Kallas: Është shumë herët për të hequr sanksionet ndaj Iranit, duhet të monitorojmë zhvillimin e situatës
- 08:12 Zelensky: Garancia më e mirë për sigurinë e Evropës është anëtarësimi i përshpejtuar i Ukrainës në BE
- 08:10 Bezos: IA do të krijojë më shumë vende pune sesa do të eliminojë në të ardhmen
- 08:06 Ushtria amerikane sulmon një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, humbin jetën 3 persona
- 08:05 SHBA-të sekuestrojnë më shumë se 50 dronë pranë vendit ku zhvillohet Kupa e Botës