Në 2025 u dhanë 1160 leje ndërtimi nga bashkitë, investimi rreth 780 mln euro 

27 Shkurt 2026 | 19:32

Bashkitë kanë dhëne 1160 leje ndërtimi ne vitin 2025. Pjesa me e madhe e tyre janë leje për objekte banimi, ndërsa vlera e përgjithshme e punimeve llogaritet 780 mln euro.

Tregu i ndërtimit e mbylli vitin 2025 me 1160 leje të reja ndërtimi me vlerë të përafërt investimi 780 mln euro. Në raportin e fundit të INSTAT, thuhet se sipërfaqja e përgjithshme e miratuar nga bashkitë për ndërtesa  dhe punime inxhinierike është 1.3 mln m².

Ndërtimet për banim dominojnë tregun me 890 leje dhe 845 mijë m² sipërfaqe, ndërsa ndërtesat jo-rezidente, si hotele, ndërtesa tregtare dhe industriale përbëjnë 268 leje me 460 mijë m². Kjo strukturë konfirmon peshën e lartë që vijon të ketë segmenti rezidencial në ciklin e investimeve në ndërtim.

INSTAT thekson qartë se statistikat mbështeten vetëm tek raportimet e bashkive, ndërkohë që procesi i miratimit të lejeve përfshin edhe Këshillin Kombëtar të Territorit.

Sipas ndarjeve tremujore, vetëm në periudhën tetor-dhjetor 2025 janë miratuar 259 leje ndërtimi në tokë me sipërfaqe 340 mijë metër katror. Edhe në këtë periudhë, ndërtimet për banim zënë pjesën dërrmuese, me 75% të vëllimit.

Raporti tregon se vëllimi i lejeve dhe vlera e investimeve për vitin 2025 konfirmojnë vijimësinë e aktivitetit të lartë në ndërtim, ndërsa Tirana dhe Durrësi dominojnë numrin e lejeve të dhëna edhe për këtë periudhë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026