Tentoi të trafikonte 166 pako me lëndë narkotike drejt Greqisë, arrestohet shoferi i kamionit në Kakavijë

28 Shkurt 2026 | 10:12

Shërbimet e Policisë Kufitare këtë të shtunë kanë vënë në pranga një 33-vjeçar, pasi në pikën kufitare Kakavijë iu gjetën në kamion 166 pako me lëndë narkotike kanabis, të cilat i kishte fshehur në një vend të krijuar posaçërisht në dyshemenë e kamionit, poshtë shtresës së saj.

Sipas njoftimeve nga policia, në pranga ka rënë shtetasi E. Q., 33 vjeç, banues në Tiranë, i cili tentoi të trafikonte lëndët narkotike drejt Greqisë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 350 kilogramë Cannabis Sativa dhe kamioni.

“Gjatë kontrolleve intensive me mjete logjistike bashkëkohore, shërbimet e Policisë dhe Doganës gjetën të fshehura në brendësi të një kamioni rreth 166 pako me lëndë narkotike kanabis, me peshë totale rreth 350 kilogramë.

Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve të imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe i intensifikimit të kontrolleve bazuar në analizën e riskut dhe informacionet në rrugë operative, në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, kaluan për kontroll të detajuar në skaner dhe më pas në vijën e dytë në dalje kamionin që drejtohej nga shtetasi E. Q.

Strukturat e DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me DVP-të e tjera, nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, po vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026