Në kërkim nga Spanja për drogë, arrestohet 53-vjeçari nga Vlora

28 Shkurt 2026 | 14:03

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle për trafik droge.

Në kuadër të operacioni të koduar Alert u vu në pranga shtetasi Juli Bulla, banues në Vlorë.

“Për këtë shtetas, Gjykata Juzgado Central de Instrucción n.º 1 – Audiencia Nacional ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuara nga Kodi Penal i Spanjës”, bëri me dije policia.

Për këto vepra penale, Kodi Penal i Spanjës parashikon dënim maksimal deri në 9 vite burgim.

Interpol Tirana do të kryejë procedurat, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026