150 raketa në gatishmëri?! Ambasadori shqiptar në Emiratet e Bashkuara sqaron situatën: Jemi të sigurt
Ambasadori shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe, Rido Kortezi në një lidhje live në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka raportuar lidhur me situatën në vend pas sulmeve në aeroportin e Abu Dhabit.
Ai theksoi se situata ka qenë më e qetë dhe se sistemi antiraketor i Emirateve të Bashkuara Arabe ka funksionuar mirë dhe nuk ka pasur dëme.
“Çdo gjë është mirë. Po sot sot ka qenë një ditë më e qetë. Sulmet kanë qenë më të pakta në numër dhe sistemi antiraketor i Emirateve të Bashkuara Arabe ka funksionuar mirë dhe nuk ka pasur dëme. Ka pasur disa goditje në mëngjes herët në aeroportin e Abu Dhabit në disa terminale periferik po ashtu dhe në terminal në aeroportin e Dubait në dhe ato në disa terminale periferike.
Risia ka qenë që është goditur dhe baza ushtarake franceze këtu në Abu Dhabi sepse këtu në Abu Dhabi është baza franceze dhe baza ushtarake amerikane”, tha ai.
Ambasadori ndër te tjera shtoi se sulmet kanë qenë të paparashikuara dhe sa i përket komunitetit shqiptar nuk ka pasur shqetësime ose të lënduar.
“Sulme kanë qenë të paparashikuara dhe sa i përket komunitetit shqiptar nuk ka pasur shqetësime. Kuptohet ka kontakte me ta, kanë pyetjet dhe shqetësime të vogla, më shumë për: kur mund të largohen ose kur mund të hapet hapësira ajrore.
Por gjatë këtyre sulmeve ka pasur dëme shumë të vogla njerëz rreth dy tre të vrarë dhe disa të plagosur por fatmirësisht nuk ka të lënduar nga shtetas shqiptarë”, tha ai.
Ndër të tjera, ambasadori theksoi se pamjet që qarkullojnë në rrjet për sulmet janë neutralizuar nga sistemi raketor. Sipas tij janë neutralizuar me 150 raketa dhe mbi 200 drone.
“Sistemi raketor i Emiratit të bashkuara është një nga sistemet më të zhvilluara është sistemi TAD patriot i cili ka neutralizuar shumicën më të madhe të këtyre raketave dhe droneve. Bëhet fjalë për 150 raketa dhe mbi 200 drone dhe pikërisht ajo pamje që keni parë juve janë mbetje raketore që neutralizohen në ajër dhe bie në forma mbetjesh poshtë”, tha ai.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5