SPAK kërkon rreth 250 vite burg për 33 të pandehur për trafik klandestinësh
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar në total rreth 250 vite burg për 33 të pandehur, të akuzuar si pjesë e dy grupeve të strukturuara kriminale të përfshira në trafikimin e klandestinëve.
Sipas pretencës së paraqitur në gjykatë nga prokurorja Elida Kaçkini, për shumicën e të pandehurve janë kërkuar dënime nga 10 deri në 12 vite burg. Ata akuzohen për veprat penale: “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë; “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”; “Falsifikimi i dokumentave”; “Grup i strukturuar kriminal”; “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”; “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si edhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumentave, prodhimi apo mbajtja e mjeteve për të kryer falsifikim të dokumentave”.
Sipas njoftimit, nëse shpallen fajtorë, 33 të pandehurit pritet të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, që sillte dhe uljen e dënimit me një të tretën.
Pas paraqitjes së pretencës nga prokuroria, një prej avokatëve mbrojtës, i cili arriti të lexojë konkluzionet përfundimtare në seancë, deklaroi se SPAK ka arrestuar “disa hallexhinj” dhe po kërkon dënimin e tyre me nga 10 vite burg.
Sipas hetimeve, dy grupet e strukturuara kriminale, ekzistenca e të cilëve konsiderohet e provuar nga organi i akuzës, kanë operuar gjatë viteve 2022–2024. Ata dyshohet se kanë organizuar dhe ndihmuar kalimin e paligjshëm të kufijve detarë, ajrorë dhe tokësorë, kryesisht të shtetasve shqiptarë, drejt Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.
“Opozita po tenton të kapë protestën”, Hitaj: Ka ardhur momenti të krijohet një grup që të diskutojë kërkesat
Vangjeli: Protestat paqësore kanë 2 herë më shumë shanse të fitojnë se protestat radikale
Kadilli tregon disa grupime që përbëjnë protestën: Radikalë të majtë dhe islam politik
- 08:17 Këmbimi valutor 19 qershor, me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja
- 08:14 Kallas: Është shumë herët për të hequr sanksionet ndaj Iranit, duhet të monitorojmë zhvillimin e situatës
- 08:12 Zelensky: Garancia më e mirë për sigurinë e Evropës është anëtarësimi i përshpejtuar i Ukrainës në BE
- 08:10 Bezos: IA do të krijojë më shumë vende pune sesa do të eliminojë në të ardhmen
- 08:06 Ushtria amerikane sulmon një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, humbin jetën 3 persona
- 08:05 SHBA-të sekuestrojnë më shumë se 50 dronë pranë vendit ku zhvillohet Kupa e Botës