Ekskluzive/ 11-vjeçari u shpall i zhdukur dhe u gjet ditën e sotme, nëna: Një grua më mori…

3 Mars 2026 | 12:41

Për kamerën e Euronews Albania dhe gazetaren Sara Demushi ka folur nëna e 11-vjeçarit që u shpall i zhdukur një ditë më parë, i cili fatmirësisht është gjetur sot në Portin e Durrësit pas raportimit të një qytetareje. Nëna e djalit ka folur ekskluzivisht për Euronews Albania, ku ka thënë se djali është gjetur nga një qytetare që e ka sinjalizuar dhe së cilës i është mjaft falënderuese.

Nëna: Djalin unë e kam nisur me furgon të shkollës dhe në momentin që nuk ka mbërritur më ka njoftuar mësuesja. Më tha që djali nuk ka shkuar në shkollë. Jam zgjuar dhe kam shkuar te shkolla. Kam kërkuar nëpër lagje, sepse me atë idenë se mos ka ikur me ndonjë lojë, por ai nuk ekzistonte fare. Kemi hapur kamerat e shkollës, nuk konstatuam gjë. Kam qëndruar dje gjithë ditën duke kërkuar nëpër qendër, edhe nëpër spitale. Në orën 17:00 ditën e djeshme kam shkuar dhe kam thënë që më ka humbur djali, më thotë mua “më jep një foto”. Pastaj nuk qëndrova dot të përfundoja kallëzimin dhe ika te spitali “Nënë Tereza”. Mbrëmë gjithë natën e kërkova, e nxora edhe në media që ka humbur fëmija. Sot kur bëra një kallëzim, më merr një grua në telefon, më thotë që djali jot është parë në Portin e Durrësit. Unë marr vëllain tim në telefon dhe ai niset për në Portin e Durrësit. Aty kanë dalë patrullat dhe e kanë gjetur djalin.

Gazetarja: Ju më thatë që i ka thënë diçka djali zonjës që e ka gjetur, çfarë i tha?

Nëna: I ka thënë: “Çfarë bën ti, teta, këtu?” Djali i ka thënë: “Do iki në Kosovë.” “E di mami dhe babi?” , jo, i ka thënë djali, dhe ajo më pas ka thënë: “Do rrish me mua.” Edhe ai ka qarë. Edhe aty e ka marrë vëllai im, e ka parë. Patëm një zënkë, por nuk mendoj se ka qenë ajo arsyeja. Mezi po pres ta takoj, se nuk e kam takuar ende.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
11:34 | 04/06/2026