Vulin kërcënon Kosovën: Serbia të veprojë si Izraeli dhe Mossadi ndaj Albin Kurtit

4 Mars 2026 | 12:22

Ish-shefi i shërbimit sekret serb (BIA), Aleksandar Vulin, ka lëshuar kërcënime të hapura ndaj Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti, duke bërë thirrje që Serbia të ndjekë metodat e Izraelit dhe Mossad-it. Në një deklaratë tronditëse për mediat serbe, kryetari i Lëvizjes Socialiste ka kërkuar hartimin e planeve konkrete për t’u marrë me individë që ai i cilëson si bartës të politikave antiserbe, duke pohuar se Beogradi “di si t’i bëjë këto punë”.

Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe çdo individi që, sipas tij, ndjek politika antiserbe. Vulin, në një emision në mediat serbe, ka thënë se Serbia duhet të veprojë në Kosovë ashtu siç, sipas pretendimit të tij, vepron Izraeli përmes Mossad-it kundër atyre që i konsideron armiq.

Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe çdo individi që, sipas tij, ndjek politika antiserbe. Vulin, në një emision në mediat serbe, ka thënë se Serbia duhet të veprojë në Kosovë ashtu siç, sipas pretendimit të tij, vepron Izraeli përmes Mossad-it kundër atyre që i konsideron armiq.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste në Serbi, Aleksandar Vulin, ish-shef i BIA-s, ka kërcënuar Kosovën dhe kryeministrin Albin Kurti. Ai deklaroi në një emision në mediat serbe se Serbia dhe BIA duhet të veprojnë në Kosovë njësoj siç, sipas tij, Izraeli dhe Mossadi veprojnë ndaj atyre që janë kundër interesave të tyre.

“Shteti serb duhet të veprojë. Unë, pas kësaj, do të kërkoja nga shërbimet tona të krijojnë një plan të qartë se si do të merremi me individë me emër e mbiemër, të cilët janë bartës të politikave antiserbe, e ata le të mendojnë se çfarë do t’u ndodhë. Mundet Izraeli, mundet Mossadi, pse s’mundet shërbimi serb, pse s’mundemi ne?”, ka thënë Vulin.

Se Serbia ka kryer sulme kundër shqiptarëve, këtë ai nuk e ka mohuar. Përkundrazi, Vulin ka deklaruar se dinë ta bëjnë këtë “punë” mirë. Ai ka kërcënuar edhe kryeministrin Kurti dhe secilin që ndjek politika antiserbe.

“Nuk është se kurrë nuk kemi bërë gjëra të tilla; e dimë si bëhen ato. Askush nuk na ka frikën. Kurti nuk e ka aspak problem t’u ikë marrëveshjeve, sepse nuk frikësohet se do të ketë pasoja, as ai e as të tijtë”, ka thënë ai.

Sipas Vulinit, Serbia duhet të ndërhyjë në mënyrë që Kosova t’ia ketë frikën Serbisë. Aktualisht, Vulin ka shërbyer në qeverinë e Serbisë si drejtor i Zyrës për Kosovën nga viti 2012, ministër pa portofol për Kosovën, shef i BIA-s dhe, së fundmi, zëvendëskryeministër i Serbisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026