Abuzimet me çmimet e naftës, Autoriteti i Konkurrencës fillon monitorimin e tregut të karburanteve

4 Mars 2026 | 15:21

Autoriteti i Konkurrencës njofton se ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve në vend, tek çmimet e benzinës dhe naftës në pikat e shitjes me pakicë. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, ky veprim vjen për të siguruar që çmimet të ndjekin logjikën e tregut ndërkombëtar dhe për të parandaluar praktikat e mundshme jo konkurruese që mund të dëmtojnë konsumatorët.

Njoftimi i plotë: “Autoriteti i Konkurrencës njofton se, mbështetur në ligjin nr. 9121/2003, ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve me shumicë dhe me pakicë, me fokus të veçantë tek çmimet e benzinës dhe naftës në pikat e shitjes me pakicë.

Bëjmë me dije se, të gjitha ndërmarrjet që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit të karburanteve janë aktualisht nën monitorim nga Autoriteti i Konkurrencës. Në rast se vërehen luhatje të çmimeve që tejkalojnë masën e ndryshimeve të çmimeve në bursat ndërkombëtare, Autoriteti, në zbatim të ligjit nr. 9121/2003, do të ndërmarrë masat e nevojshme sipas kompetencave të tij. Në praktikë, çmimet e karburanteve në tregjet ndërkombëtare përditësohen në mënyrë të vazhdueshme, duke reflektuar faktorë si oferta, kërkesa, kostot e përpunimit, si dhe zhvillime të tjera ekonomike apo gjeopolitike. Si rrjedhojë, sipas standardeve të konkurrencës së ndershme, pritet që luhatjet e çmimeve në tregun vendas të ndjekin të njëjtin drejtim dhe të jenë proporcionale me masën e ndryshimeve që regjistrohen në bursë. Çdo devijim i pajustifikuar, qoftë edhe rritje e pakoordinuar por më e shpejtë apo më e theksuar se ecuria e çmimeve ndërkombëtare, përbën tregues të mundshëm të sjelljeve jo konkurruese në treg. Autoriteti i Konkurrencës thekson se nuk do të tolerojë luhatje të pajustifikuara të çmimeve, praktika që bien ndesh me logjikën e tregut ndërkombëtar, si dhe asnjë formë të mundshme koordinimi të çmimeve, abuzimi me pozitën dominuese apo praktikash të bashkërenduara mes operatorëve të tregut. Me këtë proces monitorimi, Autoriteti synon të garantojë transparencë, funksionim të rregullt të tregut dhe mbrojtjen e konsumatorëve nga çmime të padrejta apo nga sjellje që cenojnë konkurrencën. Sqarojmë se, në përputhje me misionin dhe kompetencat e përcaktuara për Autoritetin e Konkurrencës, të gjitha monitorimet dhe procedurat e mundshme hetimore kryhen vetëm në zbatim të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, pa u ndërthurur me atributet që i përkasin institucioneve të tjera ligjzbatuese në vend”.

Çmimi i naftës është rritur në pikat e karburanteve me 4 lekë për litër. Shtrenjtimi i çmimit me pakicë vjen 5 ditë pas sulmeve të ndërsjella në vendet e lindjes së mesme dhe bllokimit të lëvizjes në ngushticën e Hormuzit.

Rritja e çmimit të naftës ka nisur të reflektohet në disa prej pikave ku shitet karburant me pakicë, ku vlera maksimale qëndron 179 lekë për litër, nga 175 lekë që ishtë një ditë më parë.

Rritja e çmimit u paralajmërua edhe nga shoqata e Hidrokarbureve, teksa në bursën europiane një fuci naftë tregtohët 83 dollarë, nga 65 dollarë që kuotohej një javë më parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sekuestrohen 110 kg kanabis në një makinë në Igumenicë, dyshohet se kishte hyrë nga Shqipëria

Një shtetas i huaj u arrestua nga policia greke në Igumenicë, teksa po transportonte me makinë 102 pako me kanabis të papërpunuar, me peshë totale...
20:11 | 07/06/2026

Zjarr në garazhin e një pallati në Astir, situata vihet nën kontroll (VIDEO)

Një zjarr ka rënë në garazhin e një pallati në zonën e Astirit, duke shkaktuar shqetësim te banorët e ndërtesës. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje...
20:09 | 07/06/2026

Protesta në disa qytete për Zvërnecin, qytetarët me pankarta në duar

Këtë të diele janë zhvilluar protesta edhe në qytete të tjera të vendit përveç se në Tiranë. Mësohet se protestat janë zhvilluar në Shkodër, Elbasan,...
20:08 | 07/06/2026