Zgjedhjet në PD, Vokshi: Proces transparent, një pjesë e pretendimeve nuk ishin të sakta

14 Qershor 2021 | 09:44

Deputetja e zgjedhur e PD-së, njëkohësisht edhe anëtare e Komisionit Zgjedhor, Albana Vokshi u shpreh në Euronews Albania se votimi i djeshëm për kreun e kësaj partie ishte një proces transparent dhe i qetë.

“Ka pasur pretendime ditën e djeshme nga disa përfaqësues të kandidatëve apo kandidatët vetë, të cilët janë trajtuar në kohë reale nga anëtarët e Komisionit Zgjedhor”, u shpreh znj. Vokshi.

“Nuk kanë qenë situata thelbësore, kanë qenë situata që janë zgjidhur në mënyrë të menjëhershme”, tha ajo më tej.

Sipas znj. Vokshi një pjesë e pretendimeve të ngritura pranë Komisionit Zgjedhor, nuk kanë qenë të sakta apo të vërteta.

“Kushdo që ka pasur një kartë të PD-së, i është dhënë mundësia e drejta për të votuar”, shtoi ajo.

Znj. Vokshi komentoi edhe qëndrimet e Bujar Nishanit për këtë proces zgjedhor, ku tha se ai ka qenë në listë dhe ka marrë pjesë në këtë proces zgjedhor.

“Gjykoj që është jo e drejtë ajo që z. Nishani thotë, në vend që vëmendja të ishte për një maskaradë elektorale të datës 25 prill të orkestruar nga Edi Rama  dhe mazhoranca aktuale. Çka kanë bërë përfaqësuesit apo kandidatët e PD-së, kanë bërë që vëmendja të mos orientohet drejt asaj që vërtet ka qenë një masakër elektorale e 25 prillit, por të orientohet drejt kryetarit të PD-së, kryetarit të opozitës, z. Basha”, tha znj. Vokshi teksa komentoi akuzat e djeshme të z. Nishani për procesin zgjedhor.

LEXONI GJITHASHTU:

Gara në PD, kryedemokrati Basha merr 81% të votave, ndërsa Shehaj 14,8%

PD shpall rezultatin paraprak, Basha merr mbi 80% të votave

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026