Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

6 Mars 2026 | 09:36

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe njoftimin për dërgimin në zgjedhje të parakohshme të vendit për shkak të zgjedhjes së Presidentit, ka reaguar edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ka thënë se mbështet dhe mirëpret, sipas tij, dekretin dhe qëndrimin e Presidentes.

Nga ana e LDK-së, sipas statusit të Abdixhikut, partia e tij do ta vlerësojë me përgjegjësi dhe qartësi kushtetuese këtë vendim.

Statusi i Abdixhikut:

Mbështes dhe mirëpres, siç edhe pritej, dekretin dhe qëndrimin e Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani Sadriu, për shpërndarjen e Kuvendit. LDK vlerëson përgjegjësinë dhe qartësinë kushtetuese të treguar në këtë vendim nga ajo, në mbrojtje të rendit kushtetues dhe funksionimit normal të institucioneve të Republikës. Dështimi politik, bashkë me tendencat e rrezikshme të imponimit e improvizimit, nuk mund të prodhojnë as debate artificiale politike e as zvarritje procedurale që do ta shndërronin Republikën tonë në një vend pa norma dhe pa rregulla. Në këtë frymë, jemi të gatshëm të marrim pjesë në konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe t’i drejtohemi qytetarëve për zgjidhjen e re demokratike. Zgjedhjet nuk ishin asnjëherë alternativa e preferuar e LDK-së. Përkundrazi, ato ishin krejt të panevojshme dhe lehtësisht të shmangshme. Fatkeqësisht, apetitet për kapje njëpartiake të të gjitha pozitave shtetërore parandaluan çdo kompromis eventual. Tani vendimi i takon qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në demokraci, fjala e fundit gjithmonë i takon sovranit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U arrestuan për provokimet gjatë Vidovdanit, shtyhet më 1 korrik seanca ndaj 36 serbëve

36 serbët që u paraqitën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklaruar të pafajshëm, por një vendim për ta është shtyrë për 1 korrik, në...
17:45 | 29/06/2026

Shtyhet certifikimi i zgjedhjeve në Kosovë, ankesat e kandidatëve të PDK-së bllokojnë procesin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të duhet të presë edhe më gjatë për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë. Vetëm një...
17:21 | 29/06/2026

Ceremonia e pranimit të komandës në Camp Bondsteel, Haxhiu: Kosova mbetet përherë mirënjohëse ndaj SHBA

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë  në ceremoninë e pranimit të komandës së U.S. Army Area Support Group Balkans në...
16:05 | 29/06/2026