I lë detyrën ministrit të ri, vjen reagimi i parë i Belinda Ballukut: Akuza ndaj meje, gjyq publik

6 Mars 2026 | 14:53

Ish-zv/Kryeministrja Belinda Balluku ka dalë këtë të premte publikisht në një konferencë prezantimi ku i ka pasur detyrën e re ministrit të ri Enea Karakaçi. Balluku fillimisht ka thënë ka qenë me fat që në këtë rrugëtim sipas saj ka pasur me ekipin në këto 7 vite.

“Çdo rrugëtim ka fillimin dhe fundin e tij. Sot jam këtu për t’i vënë një fund këtij rrugëtimi që kemi bërë së bashku në 7 vite, por me gjurmë të jashtëzakonshme për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe për ndërtimin e një Shqipërie evropiane. Kam qenë me fat që këtë rrugëtim e kam bërë me ju, me burra dhe gra të përkushtuar për të realizuar vizionin e një lideri të madh siç është Edi Rama. Më vjen mirë që gjatë këtij rrugëtimi jemi përballur me vështirësi të cilat kanë qenë sfiduese, por na kanë bërë më të fortë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është një shembull për t’u marrë se si një skuadër e përkushtuar ia del që të çojë përpara punë, projekte, vepra të cilat mendoheshin të parealizueshme. Në krahun tim kam ministrin e ri, i cili sapo ka nisur rrugëtimin e tij. Tek Enea, gjithsecili duhet të shikojë progresin e vetes së tij, duhet të shikojë se si do t’i jepet mundësi për të pasuar atë që Enea do të ngrejë në ditët në vazhdim.”-tha Balluku.

Nga ana tjetër, ish-zv/kryeministrja ka folur edhe për akuzat e bëra ndaj saj, duke shprehur se mbështet drejtësinë.

“Kam marrë një vendim personal, me vullnet të lirë, që të hesht për një çështje juridike, pasi unë besoj se çdo çështje juridike nuk zgjidhet as në media sociale dhe as në bankete mediatike, por duhet të ketë rrjedhën e saj ashtu siç e parashikon Kushtetuta, kodet apo ligjet në fuqi. Kam vendosur, ndryshe nga shumë të tjerë, të mos analizoj, të mos flas dhe të mos anatemoj, por të jem konsistente në qëndrimin tim sa i takon drejtësisë. Drejtësia duhet të jetë e lirë dhe e pavarur. Unë besoj se drejtësia e re, si produkt i reformës në drejtësi, si produkt i vizionit të Ramës dhe PS-së, si një produkt i një Shqipërie evropiane, duhet të vazhdojë të jetë frymëzim për këtë vend, pasi kjo reformë u krye për të kthyer besimin e qytetarëve tek një drejtësi e drejtë dhe e pavarur. Unë besoj tek kjo drejtësi dhe nuk do të më dëgjoni kurrë as ta lavdëroj kur ajo godet kundërshtarët e mi politikë, pasi unë nuk kam kundërshtarë të tillë, dhe as ta anatemoj kur kjo drejtësi mund të prekë interesat e mi personalë. Nuk do të më dëgjoni kurrë të përmend prokurorë dhe gjyqtarë, pasi besoj se ata duhet të bëjnë detyrën e tyre, ashtu siç e kam bërë edhe unë, dhe secili duhet të jetë i lirë për të vendosur dhe gjykuar pa qenë i ndikuar nga gjykata publike, nga gjysmë të vërteta apo nga gënjeshtra. Nuk kam pasur dhe as nuk kam lidhje me korrupsionin. Po më bëhet gjyq publik”, tha Balluku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026