Rama thirrje SPAK-ut: Heto 4 hidrocentralet e Berishës nëse do të luftosh korrupsionin
Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në grupin e PS ku u refuzua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukur renditi arritjet që sipas tij kjo e fundit ka realizuar në ministrinë që ka drejtiar në fushën e infrastrukturës dhe energjisë.
Ai i kërkoi SPAK që të hetojë 4 hidrocentrale të privatizuara në kohën e Berishës nëse do vërtetë të luftojë korrupsionin, duke i kujtuar edhe dosjen e 21 janarit.
“Ka ndodhur shkatërrimi total i sistemit të shpërndarjes. E dyta, privatizimi kriminal i 4 hidrocentraleve Shkopet, Ulëza, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 si kthim TVSH-je. Nëse duan korrupsion dhe duan të luftojnë korrupsionin se krimin mesa duket, nuk e kanë të lehtë ta luftojnë deri në fund përderisa nuk kanë fuqi të ngrenë akuzë për ‘21 janarin’, të shkojnë dhe të marrin dosjen e këtyre 4 veprave të ndërtuara nga populli dhe që i takonin vetëm popullit dhe iu dhanë një kompanie që nuk i kthehej TVSH-ja, thanë TVSH-s’jua kthejmë, por merrni këtë hidrocentralin. Këta janë sot ata që vijnë vërdallë si qentë e pazarit
“Neomalsorja e ka fikur telefonin”, Bido flet për largimin e deputetes së PS nga grupi
Protesta në Rinas, deputeti i PS: Kush i orientoi atje ka bërë një akt antikombëtar
Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
- 07:24 Karikaturisti rus, kritik i Putinit vritet në Poloni
- 07:19 17 shtete mbështesin memorandumimin SHBA-Iran dhe kërkojnë zbatim të shpejtë
- 07:13 Tërmeti 6.7 ballë godet ishullin në Indonezi
- 07:10 Tetë të vdekur nga rrëzimi i një bombarduesi B-52 i Forcave Ajrore amerikane në Kaliforni
- 22:46 Marrëveshja SHBA-Iran, reagon Netanyahu: Nuk bie gjithmonë dakord me Trump. Lufta nuk ka mbaruar
- 22:45 VV rrit numrin e mandateve në Kuvend, shkon në 52