“Neomalsorja e ka fikur telefonin”, Bido flet për largimin e deputetes së PS nga grupi

15 Qershor 2026 | 22:28

Deputeti i PS-së në zonën e Vlorës, Ardit Bido i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur largimin e deputetet Marjana Koçekut nga grupi i Partisë Socialiste. Ai gjatë fjalës së saj u shpreh se ky vendim i koleges së tij është jopolitike. Sa i përket mandatit të saj, Bido shtoi se pret që Koçeku të reagojë dhe të shprehet për aktin që ka ndërmarrë.

“Më sa duket ka një telefon vetëm që postohen rrjetet sociale, duhet të pyesni atë. Politika, në gjykimin tim, përbëhet nga qëndrime publike, të cilat janë konsistente, të vijueshme dhe që tentojnë të ndryshojnë realitete.

Dhe e dyta, përbëhet nga konsistencë dhe jo dyfytyrësi. Nuk thashë që quhet dyfytyrësi, thashë çfarë është për mua politika. Në këtë kuptim, ka plot gjëra që u ngrenë në grup, po i ngre dhe në komisione, i ngre edhe në parlament, po edhe kritikoi qeverinë në ca gjëra të cilat unë tentoj që t’i ndryshoj. Dhe unë nuk i kuptoj këto lloj lëvizjesh, se për mua nuk janë lëvizje politike.

Pra, në këtë kuptim mua më interesojnë lëvizjet politike. Po them njëherë: e para, njëherë janë lëvizje politike. Qëndrimet janë konsistente në kohë, të cilat jo një ditë të bukur hidhen me një postim në Instagram me një flamingo, që është bërë edhe një shpend i preferuar sot. Domethënë, nuk është kjo lëvizje politike, e para.

E dyta, pjesa e dorëheqjes së mandatit apo jo, unë pres që të shprehet kolegia që ta kuptoj më mirë aktin që ka ndërmarrë, ta kuptoj dhe të reagojë në bazë të asaj që do kuptoj. Nuk flas dot mbi diçka e cila më duket thellësisht jopolitike.

E dyta që doja të thosha në këtë drejtim ka të bëjë me çfarë u tha pak këtu për sistem dhe revolucion. Dhe është një ndër paradokset e kësaj proteste, një ndër ato gjëra të cilat unë them janë infiltrime tezash në një protestë.

Shqipëria ka nevojë për evolucion të shpejtë, po. Për evolucion të mirë, po. Për revolucion të përshpejtuar, po. Por revolucionet, qofshin franceze me 3,000 koka të prera në vend, qofshin kinezët me 2 milion veta të vdekur, qofshin revolucionet të cilat ne kemi parë në histori, nuk janë zgjidhje sepse revolucioni kërkon që ti të hedhësh një sistem për të ngritur një sistem tjetër”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Video e punonjësve të saj në Sarandë, reagon AMP: Janë pezulluar përkohësisht dhe ka nisur procedimi disiplinor

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje, në të cilën pretendohet se janë të përfshirë disa punonjës...
21:37 | 09/07/2026

Dy vite nga vrasja e Egli Progës, Prokuroria e Korçës përfundon hetimet. Dërgon për gjykim 5 persona

Dy vjet pas vrasjes së 42-vjeçarit Egli Proga, Prokuroria pranë Gjykatës së Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj pesë...
21:27 | 09/07/2026

“Më çuan njerëz te shtëpia” Koçeku zbulon mesazhet dhe telefonatat pas vendimit për t’u larguar nga PS

Ish-deputetja e PS-së, Marjana Koçeku këtë të enjte në një intervistë ekskluzive me emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me...
21:05 | 09/07/2026