Paralajmërimi i analistit Hoxha: Mazhoranca të reflektojë, ndryshe protesta do ndizet

15 Qershor 2026 | 22:13

Analisti, Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën në Tiranë. Ai gjatë fjalës së saj u shpreh se thelbi i protestës qëndron te dekurajimi i një gjenerate të tërë të rinjsh. Sipas tij të rinjtë, ndjehen të penguar nga sistemi aktual për të realizuar objektivat e tyre.

Ai shtoi se protesta shpreh revoltën e masës së madhe të kësaj gjenerate të re ndaj gjeneratës së vjetër. Hoxha bëri thirrje që mazhoranca, qeveria dhe të gjithë aktorët që kanë fuqi në sistem të reflektojnë pasi sipas tij protesta nuk do të shuhet, por do të ndizet edhe më shumë.

“Dhe çfarë i bën bashkë edhe shqiptarë djem me vajza të rinj që jetojnë jashtë me ata që jetojnë këtu? Refreni, teza më frekuente në fjalimet e tyre është: Ne nuk realizojmë dot objektivat tona sepse jemi të penguar nga ky sistem i cili komandon.”

Unë po përpiqem të kuptoj thelbin, dhe thelbi është: Ne kemi një gjeneratë të re që në masën e saj më të madhe ndjehet e dekurajuar, ndjehet e penalizuar sepse nuk çajnë dot përpara mbi bazën e dijeve dhe të shpatullave të tyre. Sepse është një sistem me kujdestar politik dhe me kujdestar nepotik që kanë krijuar një gjeneratë, një pjesë tjetër të kësaj gjenerate që jetojnë me benefitet dhe me rentat e krijuar nga prindërit apo nga partia.

Unë besoj që protesta shpreh pikërisht këtë revoltë të masës më të madhe të kësaj gjenerate të re, e cila bën fajtore gjeneratën e vjetër që mban me parazitizëm një pjesë të kësaj gjenerate të re mbi privilegje të krijuara në këto 35 vite dhe veçanërisht vitet e fundit. Kam përshtypjen që kjo është ajo që shpjegon nga pikëpamja sociale.

Në fakt, në fakt unë e ndjej edhe e kam ndjerë edhe me studentët e mi këtë gjë, që në punësimin në shtet nuk çan dot përpara pa lidhje politike, dhe në punësimin në privat nuk çan dot përpara pa lidhje nepotike. Është shumë e vështirë kjo. Pra, edhe njëherë, nuk është vetëm në punësim.

Nuk është vetëm në punësim, por është dhe në karrierë, është dhe në sipërmarrje, është dhe në pozicionin social, edhe në të shprehurit, edhe në gjetjen e një pozicioni në shoqëri. Pra besoj që kjo është, dhe kjo revoltë e bën njëkohësisht rinore, energjike dhe rezistente. Besoj që këtu ka vend për të reflektuar detyrimisht mazhoranca, detyrimisht qeveria, por të gjithë aktorët që sot kanë një fuqi në këtë sistem.

Të gjithë duhet ta kuptojmë që, po nuk hapëm të gjithë rregullat e lojës për një lojë të barabartë dhe të fitojë më i miri në çdo fushë të jetës, ne në një farë mënyre nuk do ta shuajmë, por përkundrazi do ta ndezim dhe më shumë këtë protestë”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orë e gjysmë qëndrimi dhe fjalimesh përpara Kryeministrisë, aktivistët dhe qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës në ditën e 16-të...
21:21 | 15/06/2026

Bllokimi i rrugës së Rinasit ditën e djeshme në marshimin e protestës, policia merr në hetim 19 persona

Policia e Shtetit ka nisur procedim penal ndaj 19 personave të dyshuar si organizatorë dhe pjesëmarrës në bllokimin e aksit rrugor drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë...
20:53 | 15/06/2026

37-vjeçari humb kontrollin e mjetit lundrues dhe mbytet në liqenin e Ulzës, vijojnë kërkimet për trupin

Një 37-vjeçar dyshohet të jetë mbytur në liqenin e Ulzës, ndërsa trupi i tij ende nuk është gjetur. Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë, rreth...
20:49 | 15/06/2026