Rama: Unë nuk kam vetëm plan B për BE, për çdo gjë tjetër jam te C-ja
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në mbledhjen për çështjen Balluku, pasi grupi parlamentar i PS rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut, foli mbi punët dhe projektet që ka realizuar Balluku gjatë ushtrimit të detyrës së saj si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama paralajmëroi ata që nuk po lënë gur pa lëvizur për të penguar projektin e Porto Romanos. Ai u shpreh se i kanë bërë llogaritë gabim dhe se projekti do të realizohet. Rama theksoi se nuk ka vetëm plan B për BE-në, ndërsa për çdo gjë tjetër është te C-ja.
“Një proces shumë i intensifikuar po ndodh me projektin e studios më të madhe në botë dhe me reputacionin më absolut për ndërtimin e infrastrukturës portuale, Royal Haskoning nga Holanda. Një garë e jashtëzakonshme me pjesëmarrje nga të gjitha anët, e monitoruar nga A-ja tek Zh-ja nga konsulenti Royal Haskoning, dhe armiqësi ndaj projektit. Nuk dua të flas më shumë, por një gjë do ta them këtu.
Ata që e luftojnë projektin, ata që nuk lënë gur pa lëvizur për ta bllokuar, ne e dimë kush janë, dhe i kanë bërë llogaritë gabim, sepse projekti do të bëhet. Unë nuk kam vetëm plan B për BE-në. Për çdo gjë tjetër jam te C-ja”, u shpreh Rama.
“Shpërndajeni Parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, Neomalësorja reagon për mandatin
Dosja “Aruba”, Berisha: Komisioni i Ligjeve të kërkojë shpjegime nga SPAK
Presidenti Begaj në Uzbekistan: Ka ardhur koha të kalojmë nga niveli formal në projekte konkrete
- 15:35 Marrëveshja me SHBA-në, Hezbollahu: Irani, ikonë nderi. Na dha gjithçka dhe nuk mori asgjë në këmbim
- 15:27 Trump: Do t’i dërgoj Kongresit për shqyrtim marrëveshjen me Iranin
- 15:25 Paranoja e Putinit, frika nga spiunazhi përmes inteligjencës artificiale detyron Kremlinin të ashpërsojë masat e sigurisë
- 15:21 50 ton kokainë të sekuestruar, Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador
- 15:12 Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina përplaset me motorin, plagoset lehtë drejtuesi i tij
- 14:47 Marrëveshja, Bolton: Teherani luajti me Trump si të ishte një violinë