Agjencia Evropiane e Mjedisit: 76.5% e plazheve në Shqipëri me ujë të shkëlqyer, 5 janë të ndotura

14 Qershor 2021 | 16:52

Stina e nxehtë filloi dhe po ashtu planifikimi i pushimeve. Për t’i bërë të qartë evropianëve se ku të pushojnë, agjencia evropiane e mjedisit], ka publikuar në fillim të qershorit të dhënat e monitorimit të plazheve për 2020.

Viti i pandemisë dhe izolimit ka ndikuar megjithatë në restaurimin e natyrës. Agjencia ka analizuar mbi 22 mijë plazhe përgjatë deteve, liqeneve apo dhe lumenjve, në 28 vendet anëtare të Be-së, por dhe Zvicrës dhe Shqipërisë.  

Në vendin tonë janë monitoruar 119 plazhe. 91 prej tyre rezulton të kenë cilësi të shkëlqyer uji, 21 të mirë, 2 kalimtare dhe 5 ngelin në klasë.

Për të përcaktuar nëse ujërat në një plazh të caktuar janë apo jo të mirë, agjencia merr mostra në fillim, gjatë dhe pas sezonit turistik.  Klasifikimi bëhet nga sasia e pranisë në to të mikrobeve Escherichia Coli dhe Enterokokët Intenstinal.

Plazhet e ndotura të Shqipërisë që kjo agjenci ka klasifikuar janë:

  1. Plazhi i Zhironit,
  2. Currila, Durrës
  3. Plazhi i Plepave, Durrës
  4. Plazhi i Marinës
  5. Plazhi i Pogradecit (liqeni)
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026