“Strehuat vrasës fëmijësh!”, Eksperti Shtuni “zbërthen” mesazhin e Homeland Justice…

10 Mars 2026 | 21:32

Eksperti i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, Adrian Shtuni i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mesazhin e “Homeland Justice” pas sulmit kibernetik ndaj sistemit të IT së Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij, Shtuni theksoi se sulmet janë të pritshme për shkak të luftës në Iran.

Ai ndër të tjera shtoi se sulmi kibernetik vjen pasi Shqipëria është e pozicionuar pasi strehon muxhahedinët. Sipas tij sulme të tilla kibernetike janë të pritshme edhe në vendet e tjera të Ballkanit ndërsa përmendi edhe Kosovën.

“Mendoj ky është një sulm i dënueshëm, por edhe shqetësues, sepse është, nuk është hera e parë, është një sulm i përsëritur, i sofistikuar në infrastrukturën strategjike të Shqipërisë që është një vend i NATOS-s.

Pra ndoshta duhet të ishte bërë pak më shumë për të rritur kapacitetet mbrojtëse, por në të njëjtën kohë të jemi të qartë të jemi në kohë lufte dhe për shkak të pozicionimit që ka Shqipëria po flas në lidhje me MEK, pra që është nikoqire, i mban, i strehon aty.

Në një farë mënyre është e rreshtuar kundër sistemit teokratik në Iran i cili po përballet me konfliktin armator që përfshin Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Dihet qasja e Shqipërisë, ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike. Pra janë qasje armiqësore, jo të fshehura. Shqipëria është e rreshtuar kështu që këto lloj sulmesh të pritshme ndaj duhet që të rritet vigjilenca dhe kapacitetet mbrojtëse.

Dhe nuk janë vetëm sulme të cilat priten në Shqipëri, por janë sulme të cilat mund të priten edhe në vende të tjera në Ballkan. Po flas për Kosovën sepse ka prezencë të trupave të armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe kemi parë që Irani ka targetuar, ka shenjëstruar forcat amerikane në vende të tjera”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026