‘Kapitull i ri për NATO-n’, Stoltenberg: SHBA dhe BE, bashkë kundër Kinës dhe Rusisë

14 Qershor 2021 | 20:51

Një kapitull i ri për Aleancën Euro-Atlantike. Ka qenë ky mesazhi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në përfundim të samitit të liderëve të vendeve anëtare, të cilët sipas tij ranë dakord për t’u përballur bashkërisht me kërcënimet që vijnë nga Kina dhe Rusia.

 “Marrëdhënia jonë me Rusinë është në nivelin më të ulët që prej Luftës së Ftohtë. Veprimet agresive të Moskës përbëjnë kërcënim për sigurinë tonë. NATO mbetet e angazhuar në qasjen për mbrojtje dhe dialog, duke mbajtur mbrojtjen e fortë dhe duke qenë gati për të folur. Për ta bërë pozicionin tonë të qartë, ne mbështesim plotësisht vendimin për të zgjatur marrëveshjen START dhe mirëpresim bisedimet strategjike për kontrollin e mëtejshëm të armëve. Ne mbështesim aleatët tanë si Ukraina dhe Gjeorgjia dhe do punojmë për t’i afruar me NATO-n. Ndërsa sa i takon Kinës, rritja e influencës se saj në politikën globale përbën kërcënim për sigurinë tonë. Ne jemi të shqetësuar për avancimin e saj me armatimet. Ajo po zgjeron arsenalin bërthamor dhe po bashkëpunon me Rusinë me stërvitje ushtarake që janë shtrirë edhe në zonën euro-atlantike”, tha Jens Stoltenberg.

Në konferencën për shtyp në fund të samitit, Stoltenberg e vuri gjithashtu theksin tek rikthimi i rolit të Shteteve të Bashkuara në radhët e Aleancës, i konfirmuar nga presidenti Joe Biden.

 “Sot hapëm një kapitull të ri për aleancën tonë. Ne adresuam çështjet kyçe për sigurinë dhe morëm një sërë vendimesh. Patëm një mesazh të fortë nga presidenti Biden për angazhimin e tij në NATO dhe një angazhim të barabartë të aleatëve të tjerë si këmbim. Në epokën e konkurrencës globale, BE dhe SHBA duhet të qëndrojnë të bashkuara në NATO, sidomos në kohën kur regjimet totalitare si Rusia dhe Kina sfidojnë rendin botëror” u shpreh Jens Stoltenberg.

Një tjetër prioritet i Aleancës, sipas Stoltenberg, do të jetë zgjerimi i partneritetit të saj me vende të Azisë së Paqësorit si Australia, Zelanda e Re, Japoninë dhe Korenë e Jugut.

Rritja e shpenzimeve ushtarake do të jetë një tjetër objektiv i vendeve anëtare. Sekretari i përgjithshëm shtoi se 2021-shi do të jetë viti i dytë rresht që shpenzimet do të rriten, këtë herë me 260 miliardë dollarë.

Stoltenberg shtoi se vendet anëtare konfirmuan unitetin e tyre edhe sa i takon Afganistanit, vend të cilit NATO do t’i qëndrojë pranë, si dhe për ndryshimet e klimës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026