Nesër imuniteti i Ballukut, gazetarja: Ja porosia e Ballës për socialistët

11 Mars 2026 | 21:00

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu në një lidhje live nga Kuvendi për emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka zbuluar detaje nga seanca plenare e së enjtes ku pritet të zhvillohet edhe protesta e opozitës. Gazetarja gjatë fjalës së saj u shpreh se situata aktualisht para Kuvendit është e qetë dhe se kanë nisur të merren masat e para.

Ajo theksoi se deputetët socialistë janë lajmëruar që nesër të paraqiten më herët në seancë, që prej orës 8:30 të mëngjesit. Po ashtu deputetëve socialistë iu është bërë me dije se çdo mungesë e tyre në seancë do të cilësohet si shkelje e vendimit të grupit të PS. 

“Situata paraqitet e qetë, të vetmit të cilët janë prezentë jane forcat e policisë të cilat kanë rrethuar një periumetër të caktuar përgjatë oborrit te Kuvendit të Shqipërisë ndërsa pjesa tjetër vijon normalisht. Duke nisur edhe nga qarkullimi i automjeteve pranë rrugën e Elbasanit ku qarkullimi do të bllokohet vetëm ditën e nesërme nga ora 10 deri në përfudnimin e protestës”, tha ajo.

“Do doja të ndalesha edhe tek një porosi që ka qenë ditën e hënë në mbledhjen e grupit parlamentar socialist nga Tauland Balla. Në momentin kur ka përfunduar pjesa mediatike dhe ka vijuar mbledhja e grupit parlamentar. I ka porositur grupin parlamentar socialist se çdo mungesë në seancë plenare do të trajtohet si prishje e vendimit të grupit parlamentar. Ndaj dhe socialistët dhe deputetët do të jenë të kujdesshëm për të qenë prezent të gjithë ditën e nesërme në seancë plenare”, shtoi gazetarja.

Ndërsa sa i përket seancës në Parlament, gazetarja u shpreh se në pikën e parë të rendit të ditës do të jetë kërkesa e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

“Kërkesa e SPAK e mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë më 16 dhjetor 2025 do të votohet nesër në Parlamentin e Shqipërisë, ajo do të vendoset si pikë e parë në rendin e ditës. Fjalën e ka deputeti për të bërë sqarime dhe për t’iu përgjigjur pytjeve të kolegëve.

Do të lexohen raportet e secilës palë për kërkesën e SPAK. Raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi. Do te kalohet në procesin e votimit”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026