Berisha drejt Parlamentit, shoqërohet nga një numër i madh mbështetësish në protestë

12 Mars 2026 | 10:02

Në nisje të protestës së opozitës, kreu i PD-së Sali Berisha ka mbërritur në Parlament së bashku me mbështetësit dhe organizatorët e protestës së PD-së.

Ndërkohë, për shkak të protestës së paralajmëruar nga opozita, Policia e Shtetit ka marrë masa sigurie dhe ka rrethuar perimetrin e Parlamentit me barriera metalike.

Nga ana tjetër, para nisjes së seancës plenare, në orën 09:00, Partia Socialiste ka nisur një mbledhje të grupit parlamentar për të diskutuar qëndrimin përfundimtar lidhur me votimin.

Në rendin e ditës së seancës janë përfshirë edhe disa çështje të tjera, mes tyre projektligje për marrëveshje ndërkombëtare dhe ndryshime në përbërjen e komisioneve parlamentare. Sipas burimeve , pritet që ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali të propozohet për Komisionin e Sigurisë, ndërsa ish-ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu për Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet. Policia jep detaje

Një shpërthim me tritol është regjistruar këtë të hënë në fshatin Gimaj në Shkodër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e...
14:15 | 06/07/2026

3 pozicione për anëtarë të KLP, Çela: Prokurorët e interesuar të paraqesin kërkesën me shkrim deri më 21 korrik

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela këtë të hënë shpalli thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit nga prokurorët për tre pozicione për anëtarë në Këshillin...
14:00 | 06/07/2026

Erdogan gati të presë Trump dhe aleatët e NATO-s, gazetari i Euronews Albania jep detaje nga Ankaraja

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbardhur detajet e fundit mbi përgatitjet për Samitin e NATO-s në Turqi....
12:00 | 06/07/2026