Zv/kryetari i GJKKO, Erjon Bani zgjidhet anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës
Zv/kryetari i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Erjon Bani, është zgjedhur anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.
Në një letër drejtuar Gjykatës së Lartë, ai shpjegon arsyet e kandidimit të tij, duke theksuar se institucionet nuk përmirësohen vetëm përmes kritikave, por edhe përmes angazhimit konkret për t’i përmirësuar ato. Bani nënvizon përvojën e tij të gjatë me Shkollën e Magjistraturës dhe paraqet disa pika që synon të ndjekë nëse i besohet kjo përgjegjësi.
“Kam vendosur të kandidoj për anëtar të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, sepse besoj se institucionet nuk përmirësohen vetëm nga kritika ndaj tyre, por nga angazhimi konkret për t’i përmirësuar ato.
Gjatë karrierës sime kam pasur mundësinë ta njoh nga afër Shkollën e Magjistraturës: si Magjistrat Udhëheqës, si lektor dhe trajner i magjistratëve,
si ish anëtar i Bordit të saj i zgjedhur nga Asambleja e Magjistratëve, si ish drejtues i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, dhe sot si drejtues i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Nësemëbesonikëtëpërgjegjësi,fokusiimdotëpërqendrohetnëdisadrejtime
Së pari, përmirësimi i mekanizmave të përzgjedhjes dhe vlerësimit në formimin fillestar.
Së dyti, rritja e cilësisë së mësimdhënies.
Së treti, , forcimi i aftësive analitike dhe të arsyetimit juridik të magjistratëve.
Së katërti , ndërtimi i një kulture profesionale të bazuar në integritet dhe përgjegjësi.
Së pesti, përzgjedhja e pedagogëve dhe ekspertëve më të mirë
Së gjashti, përditësimi i vazhdueshëm i temave të trajnimit
Së shtati, një vëmendje e shtuar duhet t’i kushtohet moduleve të trajnimeve që lidhen me mirëqënien e gjyqtarëve.
Së fundi, forcimi i transparencës dhe meritokracisë në vendimmarrjen e Këshillit Drejtues, si dhe përdorimi sa më efikas i burimeve të Shkollës së Magjistraturës.
Drejtësia është më shumë se një profesion. Ajo është një përgjegjësi ndaj shoqërisë. Dhe kjo përgjegjësi na kërkon integritet, maturi dhe unitet”, ka shkruar Bani.
Erdogan gati të presë Trump dhe aleatët e NATO-s, gazetari i Euronews Albania jep detaje nga Ankaraja
U arrestua 3 ditë më parë në Dhërmi, Gjykata e Vlorës cakton masën “arrest në burg” për Granit Pepnikën
Ish-ministri Oketa: Në kujtesën time, klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtjes
- 12:07 Kosova sekuestron asete në vlerë 1 milion euro të një rrjeti të trafikimit të drogës
- 12:00 Erdogan gati të presë Trump dhe aleatët e NATO-s, gazetari i Euronews Albania jep detaje nga Ankaraja
- 11:55 Rama: Bizneset shqiptare duhet të përgatiten për tregun e BE-së, po vjen një transformim i pandalshëm
- 11:37 U arrestua 3 ditë më parë në Dhërmi, Gjykata e Vlorës cakton masën “arrest në burg” për Granit Pepnikën
- 11:30 ‘Karta Trump’, reagime dhe meme virale ndaj anulimit të diskutueshëm të kartonit të kuq të Balogun nga FIFA
- 11:14 Ish-ministri Oketa: Në kujtesën time, klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtjes