Ftesa e Kurtit për takim për çështjen e presidentit, Tahiri: Po mundohet të çorientojë opozitën

13 Mars 2026 | 15:27

Besnik Tahiri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me ftesën e kryeministrit të vendit, Albin Kurti ndaj opozitës për çështjen e presidentit. Tahiri shkruan se kjo është  një përpjekje e Kurtit për të përmbysur narrativën e bllokadës që ka krijuar dhe për të dërguar presion ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Ai më tej shton se sipas tij Kurti po mundohet ta zhvendosë vëmendjen nga përplasja me Presidenten dhe të çorientojë opozitën.

“Ftesa e Kurtit për takime me opozitën është përpjekje për ta përmbysur narrativën e bllokadës që e ka krijuar vetë dhe njëkohësisht për të dërguar presion ndaj Gjykatës Kushtetuese. Në pamje të parë duket konstruktiv, por në fakt po përgatit terrenin që, nëse nuk ka epilog pozitiv sipas tij, fajin ta hedhë mbi opozitën dhe Gjykatën.

Njëkohësisht Kurti po mundohet ta zhvendosë vëmendjen nga përplasja me Presidenten dhe ta çorientojë opozitën. Pa agjendë dhe parakushte të qarta nga opozita, ai mund ta përdorë edhe këtë proces për t’i ikur përgjegjësisë dhe për ta shtyrë vendin drejt zgjedhjeve sipas llogarisë së tij politike”, shkruan Tahiri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

Tetë vjet pas hyrjes në fuqi të standardeve për kontrollin e ndotjes së ajrit sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë, emetimet e ndotjes në Kosovë,...
12:32 | 23/06/2026

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve do të filloj komunikimet për formimin e institucioneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se do të presë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit për të nisur më pas...
11:31 | 23/06/2026

Gjykimi i krimeve të luftës, ‘Specialja’: Pengesë mungesa e bashkëpunimit me Serbinë

Në një tryezë të organizuar në Prishtinë, përfaqësues të Prokurorisë Speciale, Odës së Avokatëve dhe shoqërisë civile diskutuan nevojën për reforma ligjore dhe mekanizma më...
20:47 | 22/06/2026