VIDEO/ Kurbin, qarkullonte i armatosur me makinë, arrestohet 34-vjeçari

14 Mars 2026 | 12:11

Në kuadër të operacioneve për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin policor të koduar “Siguria”.

Si rezultat i veprimeve, në qytetin e Laçit, një automjet tip Mercedes-Benz u ndalua për kontroll, pasi dyshohej se brenda tij ndodhej një person i armatosur. Gjatë kontrollit fizik, policia sekuestronte një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, si dhe automjetin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 34 vjeç, banues në Laç, Kurbin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Materialet i janë kaluar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026