Araghchi: Shume vende na janë drejtuar për të diskutuar një kalim të sigurt në Ngushticën e Hormuzit

15 Mars 2026 | 16:50

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ka deklaruar këtë të diele se Irani është i hapur për të zhvilluar bisedime me vendet që duan të hyjnë në mënyrë të sigurt në Ngushticën e Hormuzit. Ai shtoi se disa prej tyre tashmë janë kontaktuar.

I pyetur nëse Irani mund të lejojë që anijet e naftës dhe gazit të kalojnë përsëri nëpër pikën kritike të bllokimit të energjisë, Araghchi tha se janw të hapur për vendet që duan të flasin me ta për kalimin e sigurt të anijeve të tyre.

“Nuk mund të përmend asnjë vend në veçanti, por na janë afruar një numër vendesh që duan të kenë një kalim të sigurt për anijet e tyre”, tha Araghchi për CBS News por ministri paralajmëroi se ky vendim i takon ushtrisë së Iranit.

“Kjo varet nga ushtria jonë për të vendosur, dhe ata tashmë kanë vendosur të lejojnë, e dini, një grup anijesh që u përkasin vendeve të ndryshme të kalojnë në një mënyrë të sigurt, kështu që ne u ofrojmë atyre siguri për të kaluar”, shtoi ai.

Të shtunën, dy anije cisternë që shkonin drejt Indisë kaluan nëpër ngushticën, e cila zakonisht transporton rreth një të pestën e të gjithë naftës bruto.

Ministri i jashtëm shtoi se Irani aktualisht nuk po kërkon armëpushim apo negociata me SHBA-në për shkak të luftës së vazhdueshme, ndërsa u zotua se është gati të mbrohet për aq kohë sa të duhet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026