Rimëkëmbja ekonomike në Kosovë, ministri Murati paralajmëron krijimin e një pakoje të re dhe rishikim buxheti
Ministri i Financave dhe Punës në Kosovë, Hekuran Murati, paralajmëroi një pako të re të rimëkëmbjes ekonomike, paralelisht me rishikimin e buxhetit, për të cilët tha se shumë shpejt do të jenë në Kuvend për votim.
Në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës, ku u diskutua për ekonominë si pasojë e pandemisë COVID-19, Hekuran Murati theksoi se me uljen e shifrave do të mund të bëhet edhe rimëkëmbja ekonomike.
“Ne jemi në përgatitje, shumë shpejtë do ta keni edhe rishikimin e buxhetit. Ka qenë e pamundur edhe të bëhet pako e rimëkëmbjes ekonomike pa e ditë hapësirën fiskale, është dashur t’i monitorojmë të hyrat, shpenzimet që ta kemi të qartë çfarë hapësire fiskale mund të përdorim për të krijuar këtë pako të rimëkëmbjes. Shumë shpejtë paralelisht do t’i kemi të dyja”, u shpreh z. Murati.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk