VIDEO/ Bie një meteor mbi Ohajo, zhurma dëgjohet deri në Pensilvani
Një meteor mbi Ohio shkaktoi një bum të madh që tronditi njerëzit deri në Pensilvani të martën në mëngjes. Meteori hyri në atmosferë rreth orës 9 të mëngjesit sipas orës lokale të marten. Raportet vërshuan nga Klivlend dhe sektorë të tjerë deri në lindje të Pitsburgut, Pensilvani, dhe në shtetin e Nju Jorkut.
Bill Cook, një zëdhënës i NASA-s, konfirmoi se meteori u pa pranë Medinës.Cooke tha se meteori po lëvizte me 45,000 mph, që sipas tij është e shpejtë për një njeri, por e ngadaltë për një meteor.
Zyra e mjedisit meteoroid të NASA-s tha se asteroidi kishte një diametër prej 2 metrash dhe peshonte rreth 6 ton. Pavarësisht peshës, NASA vuri në dukje se ai ende konsiderohet një asteroid i vogël.
Deri më tani, nuk ka raportime për gjetjen e ndonjë mbetjeje.
NASA, agjencia hapësinore amerikane, gjithashtu konfirmoi meteorin e raportuar të martën në mëngjes, duke thënë se analiza e të dhënave e vendosi dukshmërinë e parë të tij mbi liqenin Erie.
Meteorët janë vija të dukshme drite, të quajtura edhe yje që bien në gjuhë të folur, të cilat ndodhin kur meteoroidët hyjnë në atmosferën e Tokës me shpejtësi të lartë dhe digjen. Sipas një studimi, rreth 17,000 meteoritë bien në Tokë çdo vit.
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat