Takimi i Ramës me furnizuesit e naftës! Flasin ministrat Ibrahimaj, Karakaçi dhe Malaj

18 Mars 2026 | 14:29

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ka marrë pjesë këtë të mërkurë në takimin e kryeministrit Edi Rama ku zhvilloi një bashkëbisedim me përfaqësuesit e naftës. Ibrahimaj gjatë fjalës së saj foli lidhur rritjen e çmimit të naftës dhe vendimmarrjet lidhur me këtë situatë.

Sipas saj është verifikuar se ka rezerva ligjore të detyrueshme për karburantet, si edhe kanale furnizimi. Ajo shtoi se shqetësimi kryesor lidhet me çmimet.

Ministrja tha se po monitorojnë situatën e çmimeve në tërësi që të sigurohen që nuk do të ketë abuzime. Ajo shtoi se ndërsa në botë çmimet e karburanteve janë rritur deri në 40%, në Shqipëri rritja është 10-15%.

“Në ditët e fundit kemi dëgjuar propozime të përfaqësive të bizneseve mbi ndryshimet e strukturës së çmimeve të karburantit. Ne kemi analizuar nëse do të ishte me vend nëse do të dilnim me një ndryshim të strukturës së taksave. Arsyeja kryesore që kemi vendosur që taksën ta aplikojmë për litër është se në parim të politikave tona, është në parimin që ai që konsumon më shumë paguan më shumë.

E vërteta është që ato makina që qarkullojnë më shumë përdorin më shumë naftë, ndotje mjedisore, një makinë që konsumon më shumë paguan më pak. Është një politikë e drejtë, pasi individët mund të zgjedhin të konsumojnë më pak. Mendoj që është një politikë e drejtë.

Nuk jemi në situatën për të bërë ndërhyrje për nivelin e taksimit. Sa i përket efekteve, kursi ka qene i stabilizuar, pra ajo që dua të garantoj është që jemi në monitorim të vazhdueshëm, monitorimi është ditor,” tha Ibrahimaj.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi gjithashtu mbajti fjalën e tij gjatë takimit teksa u shpreh se projektligji për rezervën e hidrokarbureve është gati.

“Kemi 2 vjet që punojmë për ligjin e ri të rezervës së hidrokarbureve dhe tani është në fazën përmbyllëse për miratim. Projektligji i ri përmbush nevojat e BE dhe vendit. Ai parashikon krijimin e një agjencie të posaçme dhe rezerva do të mbahet nga Agjencia Shtetërore që do e depozitojë te depozitat e saj ose me qira duke pasur një rezervë 90-ditore”, tha Karakaçi.

Në takimin e Ramës ishte i pranishëm edhe ministri i Financave, Petrit Malaj i cili foli lidhur me situatën me çmimet e hidrokarbureve ku kanë parashikuar dy plane. Sipas tij plani i parë ka të bëjë me monitorimin e çmimeve dhe marzhet e fitimit të aplikuara nga tregtarët me shumicë e pakicë të hidrokarbureve.

Ai shtoi se plani i dytë është rritja e efikasitetit doganor e tatimor që ka për qëllim uljen e evazionit fiskal dhe kontrabandës. Malaj shtoi se task-forca është në terren prej një muaji dhe janë evidentuar disa shkelje për të cilat janë marrë masa.

“Strukturat do të vijojnë monitorimin në terren dhe nëse ka abuzime, do të detyrohemi që të ngrihet Bordi i Transparencës që të marrim masa të mëtejshme. Plani do të shtrihet pa afat, derisa të kemi qetësim të situatës”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026