Anton Berisha për procesin e dialogut: Kosova duhet të jetë në të njëjtën linjë me aleatët strategjikë

15 Qershor 2021 | 19:06

Ish-zv.ministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha gjatë një interviste për emisionin Balkan Talks në Euronews Albania u shpreh se Kosova duhet të jetë konstruktive me aleatët, pasi Serbia nuk do pranojë asnjë kusht të vendosur nga Kosova.

Sipas ish-zv.ministrit të Jashtëm Serbia do e njohë Kosovën vetëm nëse ndodh që Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja t’i ushtrojnë presion.

“Dialogu ka për qëllim që pala kosovare të jetë konstruktive në proces sepse Serbia nuk do të pranojë asnjë kusht nisur nga fakti, që ajo është kërkesë kosovare. Roli i Kosovës duhet të jetë “politika e Rugovës”, që ka qenë në linjë të njëjtë me aleatët perëndimorë. Ne duhet të jemi konstruktivë me ta dhe procesin e jo të bëjmë filma për ngjarje të tilla kaq serioze dhe kaq të ndjeshme”, tha Anton Berisha.

Ai tha për Balkan Talks se e priste që përgjigja e presidentit Vuçiç të ishte që nuk do e njihte Kosovën.

“Unë mendoj se do të ishte naive politikisht që dikush të priste përgjigje tjetër nga Vuçiç. Dialogu Kosovë-Serbi nuk është dialog Kosovë- Serbi për palën kosovare se po të ishte i tillë marrëveshja nuk do të arrihej, pasi Serbia nuk do pranonte ashtu si nuk ka pranuar deri tani kërkesat e Kosovës në këto vite”,  shtoi ai.

Ai tha se kryeministri Kurti e përdori dialogun për çështje politike të brendshme dhe se vazhdoi e njëjta linjë bisedimi si në 10 vitet e fundit me tension dhe mospajtime.

Z. Berisha kritikoi faktin që pala kosovare ka vazhduar me një praktikë të gabuar duke krijuar trupa të gatshëm dhe çdo gjë e fillon nga zero.

“Kosova ka vazhduar praktikën e vetë të gabuar sipas meje, që në vend që në dialog të jetë “kyçur” ministria e punëve të jashtme ka krijuar vazhdimisht pozicione si në të kaluarën, duke krijuar trupa të gatshme të cilët kanë marrë staf të përkohshëm. Kjo do të thotë se çdo gjë në vazhdimësi është filluar nga zero, në vend që të shfrytëzohet ministria e punëve të jashtme sepse edhe nëse ndërrohet ministri i jashtëm stafi diplomatik profesional mbete aty”, u shpreh ai.

Për ish- zv. ministrin e Jashtëm BE-ja është përcaktuese në këtë dialog.

“BE është organizata që Kosova e Serbia duan të anëtarësohen. BE-ja është përcaktues dhe kjo dihet. Pala kosovare është vetëm njëri nga faktorët në këtë proces dhe jo palë që vendos,” shtoi ai.

Stërvitjen ushtarake të “Defender 21”, z. Berisha e sheh si një sinjal se po shkohet drejt një zgjidhje të përgjithshme për rajonin.

Sipas tij,  bota sillet rreth gjeopolitikës amerikane dhe se Ballkani është përcaktuar nga ta si një ndër pikat e rëndësishme në vitet e ardhshme.

Më tej, z. Berisha thotë se Kosova duhet të ruajë linjën vendimmarrëse me Shteteet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në, pasi duke qenë palë jo-konstruktive, Kosova ka dëmtuar pozicionin e saj në lidhje me partnerët.

“Ne kemi qenë palë jo konstruktive dhe e kemi dëmtuar pozicionin tonë me partnerët në dialog, por edhe zhvillimet e brendshme që janë identifikuar me mangësitë e respektimit të normave demokratike, qoftë qeveritë e kaluara, qoftë nga kjo që ka ardhur me premtime të mëdha e cila është duke ripërsëritur kapjen e shtetit dhe të institucioneve dhe këto na dëmtojnë ne. Tryeza me Serbinë nuk është e vetmja pikë, por edhe aftësia jonë për të organizuar dhe për të mbajtur shtetin në linjën e standardëve evropiane,”- përfundon z. Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026