Ish-negociatori i OSBE, Joseph: Nxitja e Kosovës drejt NATO-s do të detyronte Serbinë të pranonte realitetin
Ish-zyrtari i lartë i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, Edward P. Joseph në një intervistë për Berliner Zeitung ka deklaruar se për Serbinë nuk ka alternativë tjetër përveç Bashkimit Evropian, pasi sipas tij Serbia nuk mund të bëhet Bjellorusia e Evropës.
Ai shtoi se nxitja e rrugës së Kosovës drejt NATO-s do të detyronte Serbinë të pranonte realitetin.
“Kam argumentuar se SHBA-ja, BE-ja dhe veçanërisht NATO duhet të përdorin ndikimin e tyre për ta detyruar Beogradin të marrë një vendim të qartë. Kam shkruar gjithashtu se nxitja e rrugës së Kosovës drejt NATO-s do të detyronte Serbinë të pranonte realitetin”, tha Joseph.
I pyetur për propozimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrit, Edi Rama që Serbia dhe Shqipëria të hyjnë në BE pa të drejtën e vetos, Joseph e përshkroi këtë si një “kal i Trojës”, që mund të shkaktojë përçarje midis anëtarëve të BE-së.
“Kali i Trojës” i Vuçiçit dhe Ramës rrezikon të mbjellë përçarje midis shteteve anëtare të BE-së në lidhje me pranimin e mundshëm të Malit të Zi. Ata që janë skeptikë ndaj zgjerimit të BE-së, dhe vende si Hungaria dhe Sllovakia, të cilat janë afër Rusisë dhe Serbisë, mund ta përdorin këtë propozim gjoja “konstruktiv” për të bllokuar rrugën e Malit të Zi.
Shtetet anëtare të BE-së si Gjermania dhe Italia, të cilat e shohin pranimin e Malit të Zi si një avantazh strategjik thelbësor për BE-në, do të viheshin në mbrojtje. Franca dhe avokatë të tjerë të “reformës së BE-së së pari” do ta shihnin atë si një mundësi dhe kjo do t’i vononte më tej shanset e Malit të Zi”, tha ai ndër të tjera.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona