Tentoi të kontrabandonte ilaçe, në pranga 47-vjeçari në Kapshticë! Arrestohet edhe shoferi pa patentë
Policia e Kapshticës këtë të enjte ka vënë në pranga një 47-vjeçar, pasi në hyrje të vendit iu gjet një sasi medikamentesh mjekësore pa dokumentacionin përkatës, të kontrabanduara nga Greqia.
Sakaq, u arrestua në flagrancë edhe një 45-vjeçar, i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi. Ndërkohë, është proceduar penalisht një 63-vjeçar, banues në Korçë, pasi iu gjetën të fshehura në bagazh disa bombola me gaz freon.
“Shërbimet e Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të siguruara në rrugë operative, në hyrje të RSH-së:
-Gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me shërbimet doganore, në vijën e dytë të automjetit me drejtues shtetasin I. Ç., 47 vjeç, banues në Greqi, i gjetën një sasi me medikamente mjekësore, pa dokumentacionin përkatës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasia me medikamente, automjeti dhe një aparat celular. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit të DVKM Korçë arrestuan në flagrance 47-vjeçarin për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.
Gjithashtu në dalje të Republikës së Shqipërisë po nga këto shërbime, u goditën 2 raste të tjera të paligjshmërisë konkretisht:
-Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë të automjetit me drejtues shtetasin R. P., 45 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll si dhe nga verifikimi i dokumentacionit, rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin pa leje drejtimi. Veprimet e mëtejshme për këtë rast i kryen specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, të cilët arrestuan në flagrancë 45-vjeçarin për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
-Gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me shërbimet doganore, në vijën e dytë të automjetit me drejtues shtetasin E. K., 63 vjeç, banues në Korçë, iu gjetën të fshehura në bagazh, disa bombola me gas freon (gas frigoriferi), të padeklaruara në autoritetet doganore, të dyshuara të kontrabanduara. Bombolat e gazit dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për 63-vjeçarin për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera””, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Përfshihet nga flakët një zonë me shkurre në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
Shirat e rrëmbyeshëm vërshojnë në Shkup, probleme në qarkullim dhe infrastrukturë
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
- 17:31 Starmer: Racizmi dhe intoleranca janë përkeqësuar në Britani
- 17:25 Rama reagon pasi protestuesit dorëzuan “Albanian Files” në SPAK
- 17:19 Trump: Shefi i inteligjencës kombëtare është i lirë të deklasifikojë të dhëna, përfshirë edhe ato të zgjedhjeve të 2020-ës
- 17:18 TikTok pritet të shkurtojë rreth 300 vende pune në Irlandë
- 17:09 Zjarri i madh në Belgjikë, konfirmohen 6 viktima
- 17:03 Përfshihet nga flakët një zonë me shkurre në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)