Bjellorusia liron 250 të burgosur, Uashingtoni lehtëson sanksionet ndaj Minskut

19 Mars 2026 | 20:49

Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet ndaj disa entiteteve bjelloruse dhe ndaj ministrit të Financave të shtetit, teksa Bjellorusia ka njoftuar për lirimin e qindra të burgosurve, përfshirë të burgosurin politik Kim Samusenko dhe gazetaren Ekaterina Andreeva.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së, John Coale, njoftoi për lehtësimin e sanksioneve për Belinvestbank dhe Bankën për Zhvillim të Bjellorusisë, së bashku me heqjen e të gjitha sanksioneve ndaj kompanive të potasit, Belaruskali, Belarusian Potash ‌Company dhe Agrorozkvit, pas një takimi që zhvilloi më 19 mars me udhëheqësin bjellorus, Aleksandr Lukashenko, në Minsk.

Në marrëveshje, Coale tha se 250 të burgosur që mbaheshin në Bjellorusi po liroheshin, në atë që ai e quajti “një hap të rëndësishëm humanitar dhe një dëshmi për përkushtimin e presidentit [amerikan Donald Trump] ndaj diplomacisë direkte dhe të vendosur”. Nga këta, 15 u dërguan në shtetin fqinj Lituani, ndërsa të tjerët u liruan brenda vendit.

“Kim Samusenko është i lirë!!! Detajet më vonë. Shumë faleminderit të gjithëve që mbështetën familjen tonë! Shumë faleminderit të gjitha forcave politike dhe publike demokratike që e bënë të mundur lirimin!”, shkroi në Facebook gruaja e tij, Alesya Zhitkova.

Andreeva, gazetare për Belsat, e cila u mbajt në burg për më shumë se pesë vjet për shkak se transmetoi drejtpërdrejtë shtypjen brutale policore të një tubimi paqësor të organizuar për Roman Bandarenka, i cili u vra nga forcat e sigurisë, tani ndodhej në Lituania, tha familja e saj për shërbimin bjellorus të Radios Evropa e Lirë.

Lirimi i të burgosurve është sinjali i fundit i një zbutjeje të raporteve mes SHBA-së dhe Minskut që kur Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë në janar të vitit 2025.

Në dhjetor, 123 të burgosur u liruan në bazë të një marrëveshjeje që përfshiu edhe udhëheqësen e protestave të vitit 2020, Maryya Kalesnikava, laureatin e Çmimit Nobel, Ales Byalyatski, si dhe qytetarë të disa shteteve të tjera.

Bjellorusia ka qenë subjekt i sanksioneve të ashpra perëndimore që u vendosën pas bashkëpunimit të Minskut me Rusinë sa i përket pushtimit të Ukrainës më 2022 dhe shtypjes brutale të shoqërisë civile, pasi udhëheqësi autoritar Lukashenko shpalli fitoren në zgjedhjet e vitit 2020, votime të cilat shumë shtete perëndimore i kanë cilësuar si të “manipuluara”.

Edhe pse Bjellorusia ka kryer një seri lirimesh të të burgosurve, qindra persona – shumë prej të cilëve klasifikohen si të burgosur politikë – mbeten prapa grilave, sipas grupit të të drejtave të njeriut Vyasna.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:18 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026