Qindra besimtarë myslimanë në Korçë falin namazin e Fitër Bajramit

20 Mars 2026 | 08:00

Qindra besimtarë myslimanë të Korçës dhe fshatrave përreth mëngjesin e sotëm kanë falur namazin e Fitër Bajramit në xhaminë “Iljas Bej Mirahori”.

Myftiu i myftinisë së Korçës Ledian Cikalleshi, në mesazhin e tij për besimtarët kërkoi më tepër përkushtim ndaj familjes dhe njerëzve në nevojë. Sipas tij, dashuria që besimtarët tregojnë për njerëzit përreth është si ta tregojnë për Zotin.

Në përfundim të faljes, myftiu i Korçës ka uruar për më tepër qetësi shpirtërore. Edhe besimtarët kanë uruar për begati dhe agjërim të pranuar .

Falja e namazit është mbajtur edhe në xhamitë e tjera të qarkut të Korçës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026