Detaje nga operacioni kibernetik i SHBA, sekuestrohet Home Land Justice! Faqja që sulmoi Kuvendin

20 Mars 2026 | 09:45

Autoritetet amerikane sekuestruan këtë javë faqen Home Land Justice, pjesë e një rrjeti kibernetik që dyshohet të ketë sulmuar Kuvendin dhe institucionet shtetërore, duke përhapur materiale të vjedhura dhe kërcënime ndaj gazetarëve dhe disidentëve. Operacioni është pjesë e një goditjeje më të gjerë kundër infrastrukturës kibernetike të lidhur me Iranin, që përfshin katër faqe të tjera të bllokuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Hetimet e FBI-së zbuluan se grupi pas këtyre faqeve përdorte publikime online për të ndikuar në opinionin publik, për të shpërndarë përmbajtje ekstremiste dhe për të kërcënuar individë me lidhje me komunitetin iranian në SHBA dhe jashtë tij. Disa prej këtyre mesazheve përmbanin shpërblime financiare për eliminimin e “objektivave” të caktuara.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Administrata e Kuvendit është përballur me një sulm kibernetik në sistemin IT, ku deputetët dhe stafi nuk kanë pasur akses në kompjuterët dhe adresat e emailit. E-mailet e tyre janë publikuar në faqen e grupit të hakerave Homeland Justice në Telegram, ku thuhej:

“Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart e Homeland Justice. Ne jemi shumë më afër jush sesa mendoni. A i keni strehuar vërtetë ata vrasës dhe vrasës fëmijësh? Ne do të sigurohemi që kjo turp të mbetet me ju përgjithmonë.”

Përveç publikimit në Telegram, disa deputetëve u është dërguar edhe një email kërcënues nga një burim i jashtëm, ku u paralajmërua që të mos klikojnë link-et ose skedarët bashkangjitur, për të shmangur rreziqe për sigurinë e sistemit.

Burime nga Kuvendi bëjnë me dije se deri tani nuk ka pasur transferim të të dhënave nga sulmi, por vlerësimi përfundimtar do të bëhet nga ekspertët e sigurisë kibernetike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026